Treg

Situata Rusi-Ukrainë po rrit më tej çmimet e naftës në tregjet botërore

Çmimet e naftës po rritën përsëri nën frikën e një shkëputje të zinxhirit furnizues në botë për shkak të tensionit Rusi-Ukrainë.

Një fuçi e naftës bruto, arriti çmimin e 98 dollarëve, më e larta në 7 vite. Kjo ndodhi të martën e 22 shkurtit, pasi Rusia vendosi të njohë dy rajone rebele separatiste në lindje të Ukrainës, si shtete të pavarura.

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatë të saj nisën të kërcënonin shtetin rus me sanksione.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës, pas Arabisë Saudite, por prodhuesi i parë më i madh i gazit natyror.

Sanksionet që detyrojnë Rusinë të shpërndajë më pak naftë ose gaz natyror do të kenë “ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale”, thotë Sue Trinh nga Manulife Investment Management.

BBC/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë