Sociale

Situata nga Covid, 864 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, njofton se nga 4.334 testime të kryera gjithsej, në vendin tonë janë regjistruar 864 raste të reja me Covid 19 dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Betejën me koronavirusin e kanë humbur: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë shëruar nga Covid, 689 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë marsin e vitit 2019.

Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa në të gjithë vendin janë aktualisht 12,766 pacientë aktivë me COVID 19. Aktualisht në spitalet COVID, po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (12 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 864

Të shëruar në 24 orë 679

Të shtruar në spitale 175

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 4334

Testime totale 1,116,961

Raste pozitive 157,026

Raste të shëruara 141,717

Raste Aktive 12,766

Humbje jete 2,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5206

Shkodër 1590

Durrës 1080

Fier 1066

Vlorë 904

Lezhë 726

Elbasan 618

Berat 481

Korçë 321

Gjirokastër 295

Kukës 278

Dibër 201


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë