Ngjarje

Vlora nën ujë/ Dredha: Në 2 orë e gjysmë pati rreth 180 mm reshje shiu. Po llogarisim dëmet

Gazeta Si - Lagjet kryesore të Vlorës, rrugët, bizneset, banesat gjithçka është në ujë e dhe sot një ditë më pas përmbytjeve të djeshme.
Banorët e prekur kërkojnë ndihmë nga autoritetet për dëmet që iu janë shkaktuar. Uji që vërshoi nëpër rrugë e banesa është ende prezent e ndërsa banorët tashmë sytë i kanë kthyer nga autoritetet.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, duke folur për situatën e përmbytjeve në qytet, ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona.

Sipas tij, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara. Ai shtoi se 55 persona janë evakuaar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuar me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.

“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 1800 mm shi. Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa", u shpreh kryebashkiaku i Vlorës.

Më problematike situata mbetet në disa lagje, ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagjja 'Kushtrim', lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara në biznese e banesa, ndërsa autoritetet vendore pritet të nisin me një analizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë