Sipas “Rac-1”, sfida e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League mes Barcelonës e Napolit në 8 gusht mund të mos luhet në Camp Nou. Në orët e fundit Uefa i ka kërkuar përditësime departamentit të shëndetit duke parë rritjen e rasteve të Koronavirus në Katalonjë. Nëse situata nuk përkeqësohet në mënyrë eksponenciale në orët e ardhshme, ndeshja do të luhet rregullisht në vendin e caktuar. Përndryshe, organi kryesor i futbollit ka disa alternativa gati.
PLANI-B
“Barcelona-Napoli? Guimaraes e Oporto janë një plan B i studiuar prej kohësh, janë një zgjidhje që është menduar për situata të vështira. Për momentin vendimi mbetet ai për të luajtur në Camp Nou. Nuk njoh deadline, anëtarët e UEFA-s duhet të marrin vendimin, duhet tashmë kush është plani B, kështu që Ceferin, Marchetti, Uva e të tjerët të marrin një vendim në dritën e asaj që do të thotë Qeveria spanjolle”. E ka deklaruar një ditë më parë Evelina Christillin, anëtare e bordit Uefa, gjatë një ndërhyrje në ‘Punto Nuovo Sport Show’ në Radio Punto Nuovo.
DE LAURENTIIS: “TË LUHET DIKU TJETËR”
“Nëse kanë vendosur që Champions të luhet në Portugali e Europa League në Gjermani, mundet që edhe ne për 1/8 të dërgohemi në vende të tjera, nuk arrij ta kuptoj si ka mundësi që duhet të mbetemi në një qytet që më duket se paraqet një shkallë të lartë kritike”. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis shpreh kështu dyshimet e tij në prag të ndeshjes në Katalonjë, ku është kthyer alarmi koronavirus. “Është gjithnjë një ndeshje e madhe kundër Barcelonës, por Uefa… Unë telefonoj, flas, kërkoj por është shumë e sikletshme. Nga Spanja vijnë dyshime të forta e frikë ndërsa ata bëjnë indiferentin. Çfarë duhet për të thënë mjaft, nuk shkohet në Barcelonë por në Portugali, në Gjermani, në Gjenevë”.
UEFA: DO TË LUHET NË SPANJË
“Ne po monitorojmë situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale. Ndeshja është planifikuar të luhet në Barcelona”. Kjo është ajo që thotë Uefa në një prononcim për ANSA pas pretendimeve të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, për mundësinë për të luajtur ndeshjen e kthimit në një vend tjetër dhe jo në Spanjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.