Ngjarjet më të fundit në Kosovë do të jenë fokusi i takimit të 1 qershorit në Moldavi të Komunitetit Politik të thirrur nga presidenti Emmanuel Macron.
Mësohet se Franca dhe Gjermania do të zhvillojnë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç.
Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë.
Takimet do të zhvillohen veçmas, gjatë punimeve të samitit Komuniteti Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav, Kishinjev. Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, presidenti francez ia ka hedhur gjithë përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




