Gazeta Si – Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri.
Dita e djeshme ka qenë më e qetë krahasuar me një ditë më parë sa i përket situatës së zjarreve në të gjithë territorin e vendit.
Pas punës së 125 forcave operacionale në terren, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore u bë i mundur izolimi i plotë i vatrave:
-në Lekbibaj të Tropojës, në Maqellarë të Dibrës, në pyllin e Ballollit, Poliçan, në fshatin Qesarat, Livadhja, në fshatin Gjeç Fushë, bashkia Vorë si dhe në fshatin Allkaj, bashkia Lushnjë, në Kodër Arapaj në Durrës.
Aktualisht janë nën monitorim 2 vatra zjarri në: fshatin Mash të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit, ku zjarri ka intensitet të ulët dhe pa rrezik për banesat.
Në fshatin Bërzanë në Bashkinë Lezhë, operacioni nisi që prej orëve të para të mëngjesit dhe aktualisht është arritur izolimi i vatrës dhe po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




