Gazeta Si - Ministria e Mbrojtjes ka publikuar raportin e sotëm për situatën e krijuar nga zjarret në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas një njoftimi, në total janë shuar 33 vatra zjarri nga 39 të raportuara.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:
Zonën pyjore Bode (Bashkia Maliq), fshatin Skuraj, (Bashkia Kurbin), malin e Kakarriqit (Bashkia Lezhë), fshatin Gjadër (Bashkia Lezhë), fshatin Zavalinë (Bashkia Elbasan) dhe fshatin Kus (Bashkia Tiranë).
Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.
Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.
Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.