Sociale

Situata e krijuar me zjarret/Reagon Ambasada amerikane

Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga zjarret në Shqipëri, ku pasditen e sotme u shënua viktima e parë në Gjirokastër.

Teksa publikon një video nga aksioni i Forcave të Armatosura nga ajri për shuarjen e flakëve, ambasada shkruan në “Facebook” se SHBA kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.

“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje”, shkruhet në postimin e Ambasadës që gjithashtu ka shkruar se pajisjet për shuarjen e zjarrit, të përdorura nga Forcat e Armatosura Shqiptare janë dhuratë nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë