Ka ndodhur

Situata e Covid-19, vettingu do të bëhet online

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha seancat dëgjimore me subjektet e rivlerësimit do të bëhen online.

Në një njoftim për mediat, KPK thotë se ky vendim është marrë për shkak të situatës së COVID-19.

Zhvillimi i seancave online do të bëhet deri në datën 6 nëntor 2020, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit.

“Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të pranohen përmes postës zyrtare elektronike dhe jo fizikisht në zyrat e këtij institucioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë