Mjedis

Sistemi Europian i Klimës: 54 hektarë të djegur në Shqipëri

Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.

Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve 54 hektarë tokë.

Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.

Ndërkohë në total sipas të dhënave rezulton se janë 97 vatra zjarresh.

Përveç dëmeve materiale dhe mjedisore, fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në zonën e Gramshit, ku një person humbi jetën si pasojë e përhapjes së zjarrit.

Zjarret e fundit, sipas autoriteteve dhe raportimeve në terren, në shumicën e rasteve dyshohet të jenë të qëllimshme, duke shtuar shqetësimet për mungesë kontrolli dhe masash parandaluese efektive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë