Ekonomi

‘Sistemi arsimor joeficient për të aftësuar të rinjtë’/ Shqipëria me produktivitetin më të ulët në Ballkan

Nga Gazeta ‘SI’- Shqipëria ka produktivitetin më të ulët në rajon.

Matjet e OECD tregojnë se produktiviteti i forcës së punës në Shqipëri është 17.6 dollarë në orë, me diferencë të dukshme nga Bosnja Hercegovina që mban vendin e parafundit, 25 dollarë në orë.

Vendi e parë e mban Mali i Zi ku një orë punë përkthehet në 33.1 dollarë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Raporti thekson se produktiviteti i ulët është problem për të gjithë rajonin dhe në 10 vite është rritur me vetëm 2.6 dollarë, ndërsa në BE është rritur me 7 dollarë.

OECD thotë se produktiviteti i ulët i vendeve të Ballkanit lidhet me ngërçet në sistemin arsimor që shpesh dështon t’i përgatisë njerëzit me aftësitë e kërkuara nga tregu i punës.

Në këtë aspekt, Shqipëria mbetet pas vendeve fqinje, me normën më të ulët të të rinjve që janë të angazhuar vazhdimisht në trajnime apo procese aftësimi që lidhen me tregun e punës. Raporti përmend edhe rezultatet e PISA për të vlerësuar forcën punëtore të shteteve, ku Shqipëria dhe Kosova janë të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë