Kosova

Siria njeh pavarësinë e Kosovës

Siria e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka komunikuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera bën me dije se ka zhvilluar një takim me Presidentin Al Sharaa, në Riad.

“Me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës”, shkruan Osmani.

Osmani po ashtu tha se tani Kosova njihet nga 120 shtete. 

“Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë