Teknologji dhe Inovacion

Siri do të ketë një zë neutral në përditësimin tjetër të iOS

Ndërsa Siri njihet më së shumti për zërin e saj origjinal femëror, përdoruesit së shpejti do të jenë në gjendje të zgjedhin një zë të ri ‘neutral gjinor’, të quajtur Quinn.

Apple po lançon zërin e ri në përditësimin e radhës të iOS.

Gjiganti i teknologjisë ka konfirmuar se zëri i ri është regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërsa zëri i ri quhet thjesht ‘Zëri 5’ në iPhone, emri i skedarit i referohet zërit si Quinn, sipas zhvilluesit të iOS, Steve Moser.

Kur të dalë në treg iOS 15.4 i ri, përdoruesit që zgjedhin një Siri amerikane do të kenë një zgjedhje prej pesë zërash për asistentin e tyre inteligjent.

Zërat 1 dhe 3 janë zëra meshkujsh me zë të ulët, ndërsa Zërat 2 dhe 4 janë zëra femrash me zë më të lartë.

Ndërkohë, Zëri 5 i ri nuk është dukshëm mashkull apo femër.

“Miliona njerëz në mbarë botën mbështeten te Siri çdo ditë për të ndihmuar në kryerjen e gjërave, kështu që ne punojmë që përvoja të jetë sa më e personalizuar”, shtoi Apple.

Ndërkohë që Apple nuk ka thënë akoma se kur do të prezantohet Ios 15.4, ka zëra që thonë se mund të prezantohet muajin e ardhshëm.

Përditësimi do të përfshijë gjithashtu aftësinë për të zhbllokuar iPhone-in tuaj ndërsa mbani një maskë, një veçori që përdoruesit kanë kërkuar në mes të pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë