Biznes

Sipërmarrjet shqiptare dëshmojnë përmirësim të klimës së biznesit

Nga Gazeta 'SI' - Bizneset shqiptare janë optimiste për integrimin në BE dhe presin një përmirësim të situatës në rast anëtarësimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri i Ballkanit për vitin 2024, 80% e sipërmarrjeve në Shqipëri presin benefite nga aderimi në Bashkimin Europian, norma më e lartë në rajon.

Bizneset serbe janë më skeptikët në këtë aspekt me vetëm 38% e të cilave mendojnë se anëtarësimi në BE përkthehet në përfitim.

Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar gjatë vitit të fundit sipas anketës, ku 38% e bizneseve vërejnë përmirësim, duke u rreshtuar të parët në rajon. 25% e bizneseve shqiptare thonë se klima është përkeqësuar dhe 36% nuk ka pasur ndryshime.

Lidhur me pengesat që hasin sipërmarrjet në Shqipëri, 47% e bizneseve listojnë i ngërçin më të madh sistemin tatimori dhe me 25% rregullatoret e pagës minimale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë