Dy kryesuesit e klasifikimit do të përballen në Finalen e të dielës kur kampioni në fuqi Sinner do të kërkojë titullin e dytë rradhazi në “Australian Open”. Italiani fitoi të parin Grand Slam, 12 muaj të shkuar kur përmbysi disavantazhin e dy seteve ndaj Daniil Medvedev. Që prej atij momenti Sinner shihet si tenisti më i fortë në Botë. Ndërsa Zverev arriti në të parën Finale në “Australian Open” pas tërheqjes për dëmtim të Novak Djokovic. Gjermani konfirmohet si numri 2 në Botë dhe është një pretendent i fortë për ta fituar Finalen. 27 vjeçari ka avantazhin e vetëm 82 minutave ndaj Djokovic, ndërsa Sinner kërkoi më shumë kohë për të fituar në tre sete ndaj Ben Shelton duke kaluar mesnatën në Melbourne.
Zverev do të provojë të lërë pas humbjet në finalet e “US Open 2020” ndaj Dominic Thiem dhe “French Open 2023” ndaj Carlos Alcaraz. 23 vjeçari Sinner ka fituar 13 ndeshje rradhazi në “Melbourne Park” dhe kërkon titullin e 3 në Grand Slam” pas triumfit në “US Open”, Shtatorin e kaluar. Kjo Finale do të fillojë në orën 09:30 të mëngjesit të nesërm. Ndërsa këto janë përballjet mes tyre:
2024: Cincinnati, ½ finale, (çimento): Sinner fitoi 7-6 5-7 7-6
2023: US Open, raundi i 1/8, (çimento): Zverev fitoi 6-4 3-6 6-2 4-6 6-3
2022: Monte Carlo, ¼ finale, (dhe i kuq): Zverev fitoi 5-7 6-3 7-6
2021: US Open, raundi i 1/8, (çimento): Zverev fitoi 6-4 6-4 7-6
2020: Cologne, ½ finale, (çimento): Zverev fitoi 7-6 6-3
2020: French Open, raundi i 1/8, (dhe i kuq): Sinner fitoi 6-3 6-4 4-6 6-3
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.