Bota

Sinjalet e reja të SHBA-së për sulmin e Teheranit: Nëndetësja bërthamore gati dhe një aeroplan-mbajtëse rrugës

Pentagoni nënvizon rrezikun e krizës dhe ndoshta sinjalizon afrimin e hakmarrjes iraniane duke konfirmuar lëvizjet e paralajmëruara tashmë. Një mënyrë kjo për të përsëritur dëshirën për të qenë gati për çdo eventualitet.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi aeroplanmbajtësen Lincoln të përshpejtonte lëvizjen e saj në Lindjen e Mesme

Formacioni, i forcuar me përfshirjen e anijeve të tjera antiraketë (5 gjithsej), do t’i bashkohet ‘Roosevelt-it’ që  ka patrulluar sektorin prej ditësh në zonën e Gjirit të Omanit. Do të duhen shumë ditë përpara se grupi i punës të jetë “në vijën e parë”.

Më tej, u bë e ditur se nëndetësja me energji bërthamore Georgia, e pajisur me 154 raketa lundrimi, është vendosur nën urdhrat e Komandës Qendrore, qendra që menaxhon vendin ku mund të shpërthejnë përleshjet. Prania e “nëndetëses ” ishte e njohur duke qenë se u publikuan foto zyrtare të një ndalese në Gjirin e Souda (Kretë) dhe të stërvitjeve të zhvilluara në Mesdhe.

Nënvizimi i transferimit të tij “hierarkik” është një lëvizje e mëtejshme nga Uashingtoni për të paralajmëruar Teheranin. Lëvizjet e këtyre “zhurmave” të sofistikuara janë tepër sekrete, nuk tregojnë flamur (siç thonë në zhargon) dhe nxjerrja në pah e përfshirjes së tyre në një zonë specifike është një zgjedhje “politike”.

Në orët e fundit, Austin pati një bisedë edhe me ministrin izraelit të Mbrojtjes Galland. Kontakti i shtatë zyrtar në javët e fundit, saktëson media. Tema e konsultimit është koordinimi mes dy aleatëve përballë “kërcënimit nga Irani dhe aleatëve të tij”, por edhe negociatat për arritjen e armëpushimit. Kjo situatë ka bërë që shumë njerëz të besojnë se përgjigja e ajatollahëve ndaj vrasjes së Ismael Haniyeh është e afërt, vetëm çështje ditësh. Faqja e internetit Axios ofroi disa njohuri që i atribuohen inteligjencës izraelite: Tel Avivi është i bindur se sulmi është afër dhe Gallant ia ka komunikuar këtë Austin; janë mbledhur elementë që sugjerojnë përgatitje të mëtejshme (mendohet gjithmonë përdorimi i raketave dhe dronëve); brenda regjimit, megjithatë, vazhdon të ketë debate se si, nëse dhe kur. Me pak fjalë, situata mbetet “fluide”.

Në të njëjtën kohë, data midis 11 dhe 13 gusht ishte treguar si një nga dritaret kohore që Teherani mund të përdorte për t’iu përgjigjur eliminimit të Haniyeh dhe atij të liderit të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Në fund të fundit, ka një lojë rolesh, me “polic të mirë dhe polic të keq”, rinisje informacioni të vjetër, manovra me interesa personale…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë