Kosova

Sindikata e puntorëve i kërkon Kurtit pagë minimale 350 euro. Kurti: 250 euro

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat i ka kërkuar qeverisë së re të Kosovës rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Albin Kurti njoftoi para disa ditëve se paga minimale mendohet të vendoset 250 euro nga 130 që është momentalisht, që nga viti 2011. Paga minimale është e përjashtuar nga detyrimet fiskale dhe gratë e papuna që sjellin në jetë një foshnje do ta përfitojnë pagën minimale për 6 muaj.

Kryetari i Sindikatës, Azem Jusufi tha se është kerkesa e parë për qeverinë e re që “të gëzojë puntorët me 1 maj” me një rritje page të padiskutueshme. Bashkë me këtë Sindikata i ka kërkuar qeverisë së Kurtit përmirësimin e kushteve të punës në Kosovë.

“Do të jemi kritikë ndaj qeverisë nëse nuk plotësojnë kërkesat tona,” u shpreh Jusufi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë