Sipas një studimi të fundit nga Spitali ACI Cumballa Hill, kanceri i gjakut ka simptoma që shpeshherë i ngatërrojmë me sëmundje të lehtë në organizëm.
Autoria e studimit Mubarakunnisa Tonse, Hemato-onkolog, thotë se shkaqet e kancerit të gjakut i atribuohen edhe faktorëve të tjerë si ekspozimit ndaj kimikateve, historisë familjare, sëmundjeve infektive dhe gjeneve.
Stuimi tregon se kanceri në gjak të bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe kjo është ndër arsyet më të shpeshta që njerëzit janë të ndjeshëm ndaj çdo lloj infeksioni.
Kjo ndodh për shkak se qelizat e bardha të gjakut të cilat janë linja e parë mbrojtëse e sistemit imunitar janë të pakta për shkak të kancerit. Kjo është arsyeja pse disa pacientë me kancer të gjakut përjetojnë infeksione të shpeshta dhe kjo gjë shpesh ngatërrohet me simptomën e gjendjes autoimune.
Kanceri i gjakut ndodh kur qelizat e gjakut ndalojnë funksionimin e duhur dhe rriten jashtë kontrollit. Ka disa lloje të kancerit të gjakut: mieloma (kanceri që formohet në një lloj të qelizave të bardha të gjakut të quajtura qeliza plazmatike), limfoma (kanceri i sistemit limfatik), leucemia (kanceret që zhvillohen në palcën e kockave, lloji më i zakonshëm i kancerit të gjakut).
Sipas ekspertëve ka edhe simptoma të tjera që në dukej janë të lehta por paralajmërojnë kancerin e gjakut.
Ethet është një simptomë që përgjithësisht iu ndodh pacientëve që vuajnë nga limfoma dhe shoqërohen së shumti me lodhje dhe humbje drastike në peshë.
Më pas është edhe mungesa e frymëmarrjes, që shpesh herë ngatërrohet me problemet e mushkërisë, por ndodh kur qelizat e kuqe të gjakut që mbajnë oksigjenin janë në numër shumë të ulët.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje