Lojëra me Dore

Simona Halep rikthehet pas 2 vitesh, fiton turneun e Kanadasë

Gazeta Si – Pas dy vitesh, Simona Halep fiton titullin WTA 1000. Dhe e ka bërë duke treguar qartë se ajo, ish-numri 1 në botë, është rikthyer fuqishëm.

Tenistja rumune ka triumfuar në Toronto, ku ka respektuar traditën e saj personale. Me sa duket, në Kanada ajo ndihet shumë mirë (3 fitore në këtë vend). Në finale mundi një kundërshtare vërtet të fortë, si Beatriz Hadad Maia, një nga zbulimet e 2022-shit.

Në finale u luajtën tre sete të luftuara (6-3, 2-6 dhe 6-3). Për Halep ky është trofeu numër 24 në karrierë, që vlen edhe për rikthimin në 10-shen e parë. Një sukses me peshë për 31-vjeçaren rumune, i pari që kur ka filluar të punojë me Patrik Muratoglu.

Simona Halep ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të probleme fizike, duke vënë në dyshim serioz rikthimin në nivele të larta. Por ajo ia ka dalë më shumë kurajë.

Finalja nisi në mënyrën më të keqe për rumunen, me 4 dopio faulle. Braziliania fluturoi në 3-0, por më pas Halep mori në dorë situatën. Në setin e dytë Hadad Maia ishte më agresive dhe barazoi rezultatin. Në të tretin eksperienca më e madhe e rumunes bëri që ajo të triumfonte, duke entuziazmuar edhe publikun, që e konsideron si një beniaminë lokale.

Duartrokitje edhe për 26-vjeçaren braziliane për paraqitjen shumë të mirë që bëri në këtë turne. Ajo ishte surpriza e vërtetë, pasi eliminoi Lejlah Fernandez, Iga Shviatek dhe Karolina Pliskovën. Hadad Maia për herë të parë ka fituar një vend në 20shen më të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë