Përsëri Red Bull-i dhe përsëri Maks Vershtapen. Holandezi bën të tijën edhe garën e dytë në pistën e Zeltweg. Çmimi i Madh i Austrisë ka treguar sërish fuqinë e Red Bull-Honda, me një Maks Vershtapen të aftë për të imponuar një ritëm të paaritshëm nga të tjerët, duke filluar nga Mercedesi.
Makina e parë Mercedes që kaloi finishin është ajo e Valteri Botasit, autor i një gare shumë të mirë, kurse Ljuis Hemilton zuri vendin e katërt. Podin e kompleton një Lando Norris monumental, protagonist i fundjavës me një garë të administruar me maturi.
🏁 TOP 10 (LAP 71/71) 🏁
— Formula 1 (@F1) July 4, 2021
Verstappen
Bottas
Norris
Hamilton
Sainz
Perez
Ricciardo
Leclerc
Gasly
Alonso#AustrianGP 🇦🇹 #F1 pic.twitter.com/x0mzBHoHPc
Një nisje e pastër për Maks Vershtapen, që mbajti komandën e garës përpara Lando Norris, Serxhio Perez, dy makinave Mercedes me Hemilton të katërtin dhe Botas të pestin. Okon përfundon në mes dy makinave dhe në pistë del “Safety car”. Perez përfundon në rërë në kthesën e 4-t, kurse Norris penalizohet me 5 sekonda.
Vershtapen shkëputet me një ritëm prej gjysmë sekondi më shpejt se të gjithë. Në xhiron e 26-të është koha e dublimit për holandezin, me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Hemilton, Norris dhe Botas, ndërsa treshja Riçardo-Leklerk-Perez ndjek në distancë. Në xhiron e 32-të ndalon në bokse Hemilton, Red Bull-i përgjigjet me një ndërrim gomash shumë të shpejtë dhe Vaershtapen kthehet në pistë me 13” avantazh ndaj kampionit të botës.
Në xhiron e 61-të Vershtapen hyn në bokse për ndërrimin e fundit të gomave dhe duke parë edhe avantazhin ndaj Botas, ai synon edhe xhiron më të shpejtë. Holandezi triumfon ndaj Botas dhe Norris, Hamilton e mbyll I katërti.
Renditja e pilotëve pas garës së Austrisë
- Max Verstappen (Red Bull) 182 pikë
- Lewis Hamilton (Mercedes) 150
- Sergio Perez (Red Bull) 104
- Lando Norris (McLaren) 101
- Valtteri Bottas (Mercedes) 92
- Charles Leclerc (Ferrari) 62
- Carlos Sainz (Ferrari) 60
- Daniel Riçiardo (McLaren) 40
- Pierre Gasly (AlphaTauri) 39
- Sebastian Vettel (Aston Martin) 30
- Fernando Alonso (Alpine) 20
- Lance Stroll (Aston Martin) 14
- Esteban Ocon (Alpine) 12
- Yuki Tsunoda (AlphaTauri) 9
- Kimi Raikkonen (Alfa Romeo) 1
- Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo) 1
- George Russell (Williams) 0
- Mick Schumacher (Haas) 0
- Nikita Mazepin (Haas) 0
- Nicholas Latifi (Williams) 0.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




