Gazeta Si – Në shkallët e ‘Melbourne Park’, gjatë ndeshjes Gjokoviç-Rublev, disa tifozë serbë kanë shfaqur simbolet e ndaluara në teori. Ukrainasi Dolgopolov ironizon me këtë fakt, ndërsa organizatorët vihen në siklet.
Pavarësisht gjithë masave të marra për ndalimin e flamujve dhe simboleve politike të ndaluara, në një moment dramatik delikat për botën, ato shfaqen në ‘Melbourne Park’. Gjatë ‘Australian Open’ u shfaqën fanellat me simbolin “Z” dhe pati manifestime pro Vladimir Putin. Ishte ajo që organizatorët i druheshin më shumë dhe që nuk mundën ta evitojnë.
Gjatë ndeshjes mes Novak Gjokoviç dhe Andrei Rublev (përfaqësues të dy vendeve historikisht miq), një tifoz mori vëmendjen me fanellën e tij me një ‘Z’ të madhe, simbolin e luftës dhe ideologjisë ultranacionaliste të presidentit Putin. Aty pranë ishin edhe shumë tifozë me flamurin e Serbisë. Të gjitha këto të ndaluara dhe me sa duket punonjësit e sigurisë nuk e kanë bërë mirë detyrën.
This guy will get banned for life, at least for all Australian events, right? @AustralianOpen https://t.co/IpP5g4q9lr
— Alex Dolgopolov (@TheDolgo) January 25, 2023
Tenisti ukrainas, Aleks Dolgopolov, menjëherë ka reguar me një postim ironik: “Natyrisht, ky spektator do të përjashtohet përjetësisht, apo jo?”, – shkruante ai. Në rrjetet sociale janë postuar edhe shumë video të tifozëve serbë, duke festuar me fanella me portretin e Putinit dhe me këngë e pro liderit rus. Gjithçka përpara ‘Red Laver Arena’. Organizatorët duhet të japin shpjegime se si ka mundësi që ndodh kjo gjë.
Çështja e flamujve rus filloi që javën e kaluar, kur një tifoz e valviti një të tillë gjatë ndeshjes mes ukrainases Katerina Baindl dhe ruses Kamilla Rakhimova. ‘Tennis Australia’ reagoi menjëherë, por çështja nuk u mbyll aty, përkundrazi, tani është thelluar me simbolin ‘Z’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.