Kombetarja

Silvinjo takohet me kuqezinjtë nëpër Europë, fokusi te ndeshjet e qershorit

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, sipas një njoftimi të FSHF-së, prej disa ditësh po udhëton nëpër Europë për të parë nga afër lojtarët kuqezi dhe për t’u takuar me ta. Ai ndoqi javën e kaluar Enea Mihajn në Portugali, në ndeshjen ndaj Portos.

Braziliani u takua me mbrojtësin kuqezi, që ndaj Polonisë qbëri një paraqitje shumë të mirë. Silvinjo dhe Zabaleta ndoqën edhe ndeshjet e Granadas dhe Espanjolit në Spanjë, ku aktivizohen Myrto Uzuni dhe Keidi Bare. Dy pjesëtarët e stafit të Kombëtares u takuan edhe me këta futbollistë dhe folën për dy ndeshjet e qershorit.

Trajneri Silvinjo gjate ndeshjes ne Poloni. Gazeta Si, 8 maj 2023

Ndihmëstrajneri tjetër, Doriva, shkoi në Zvicër për të ndjekur Abrashin. Silvinjo dhe Doriva ndodhen aktualisht në Itali, ku kuqezinjtë janë të shumtë. Ata do të ndjekin Nedim Bajramin në ndeshjen e Sasuolos me Bolonjën, ndërkohë që do të takohen edhe me Kristjan Asllanin, Berat Gjimshitin, Etrit Berishën dhe Elseid Hysajn.

Fokusi i stafit të Kombëtares është te dy ndeshjet kualifikuese të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ku Shqipërisë i duhen 6 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë