Kombetarja

Silvinjo para sfidës historike: Sa më pak gabime në Poloni. Kam 2 muaj pa gjumë!

Gazeta Si – Pas mbërritjes së kuqezinjve në Varshavë, traineri Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën përpara medias vendase dhe asaj shqiptare.

Ata theksuan rëndësinë dhe vështirësinë e sfidës e cila presionin më të lartë e ka tek vendasit të cilët shohin ende “fantazmat” e humbjes dhe eleminimit të dy viteve më parë që i detyroi të shkonin edhe atëherë në “Play-off”.

Tekniku kuqezi, vlerësoi kundërshtarin, ndërsa theksoi se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Shqipërinë.

“Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë nga viti 2023. Flas për ciklin tim. Nga viti 2023 ka pasur përmirësim, po ashtu edhe Polonia. Kemi pasur dy Europianë. Kemi luajtur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë atë me Serbinë. Po është një nga ndeshjet më të rëndësishme. A do fle sonte? Prej dy muajsh praktikisht nuk fle…”.

Trajneri i kombëtares nuk kërkon të bëjë karahasime me të shkuarën. “Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Tifozët i kemi gjithmonë pranë. Sa i përket ndeshjes në Tiranë, e shkuara ka kaluar. Ka qenë një moment tjetër. Do jetë një ndeshje e vështirë. Duhen sa më pak gabime. Nuk ka lidhje me ndeshjen e parë. Është një ndeshje tjetër”.

Sai i takon kuqezinjve, Silvinjo theksoi: “Skuadra është rritur shumë. Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, por edhe në qendër. Varet nga karakteristikat. Duhet t’i përshtatemi situatës. Na mungojnë 2-3 lojtarë, por duhet të përshtatemi me situatën. Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë. Muçin dhe Mehmetin i kemi parë të hënën dhe kemi bërë vetëm dy seanca. Është e vështirë për të vendosur si do të jetë zgjedhja. Janë lojtarë të cilët arrijnë të shënojnë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. E dimë që në rast se i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë”.

Ndër të tjera, ai theksoi se polakët janë të fortë si grup, duke mos pranuar të veçojë vetëm sulmuesin Lewandowski.

“Lewandowski është një sulmues shumë i mirë, nga më të mirët në boitë. Rreth tij është një ekip i mrië. Duhet kujdes nga e gjithë skuadra. Mund të jetë i rrezikshëm, por janë të gjithë të rrezikshëm. Duhet të kemi kujdes, – tha brazialiani. – Trajneri polak tha se Shqipëria nuk mund të bëjë surprizën? Nuk e di pse e ka thënë këtë. Më është dukur njeri i këndshëm dhe po bën mirë me Poloninë. Ka një ekip shumë të mirë. Por edhe ne jemi skuadër e mirë. Në 2024 kemi një eksperiencë të mirë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Duhet të jemi të përgatitur për më mirë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë