Gazeta Si – Trajneri brazilian i Shqipërisë, Silvinjo i ka prerë biletën e largimit një tjetër kolegu! Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë.
Tekniku serb, deklaroi në konferencën për shtyp, se nuk do të jetë në stolin e kombëtares së tij, për duelet e ardhshme.
“Kisha në bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt. Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është”, tha Stojkoviç.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e Sylvinhos ka shkarkuar trajnerë pas fitoreve, pasi e ka bërë edhe me fitpret ndaj Polonisë dhe Çekisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



