Gazeta Si – Si zakonisht, një ditë pas shpalljes së listës, trajneri Silvinjo doli në konferencë shtypi për të shpjeguar zgjedhjet e tij. Ai ka folur po ashtu për ndeshjen e javës së ardhshme me Çekinë, ku varet kualifikimi në Euro 2024.
Braziliani e ka nisur nga dëmtimi i Ismajlit: “Po, ka pësuar një dëmtim dhe presim analizat nga klubi i tij. Kemi kohë në dispozicion dhe nuk do të grumbulloj lojtar tjetër. Kët herë kemi marrë 25 lojtarë nga 23 që marrim për një ndeshje”.
“Për ne është shumë mirë kur lojtarët luajnë, – vazhdoi trajneri kuqezi, – kur shënojnë japin asiste. Kemi gati të njëjtin grup si më parë, ka dalë Roshi dhe është rikthyer Broja. Para Polonisë kam thënë se është një skuadër e fortë, por edhe ne kemi skuadër të fortë, me nivel të lartë teknik.
Çekia është shumë e fortë, nuk ka asnjë humbje dhe ka pësuar vetëm 2 gola, por ne do ta lujamë me mentalitetin e duhur këtë sfidë. Abrashi? Po, është një lojtar shumë i rëndësishëm, por është lënë jashtë për çështje centimetrash, si ndaj Polonisë. Kemi marrë Gjasulën, që është i vetmi mesfushor i gjatë që kemi, na ka ndihmuar shumë në dy ndeshjet e fundit, edhe pse ka luajtur në minutat e fundit.
Ka rëndësi të ulemi me lojtarët, sepse kalojmë pak kohë me ta. Jemi të lumtur për udhëtimet që kemi bërë, kemi një grup që është i ndërgjgjshëm për atë që ka bërë. Na ka sjellë këtu shpirti dhe djersa jonë. Jam i lumtur edhe për tifozët, sepse na kanë mbështetur shumë.
Llogaritë bëhen normalisht. Jemi një grup i fortë, i ekuilibruar, por në këtë moment jemi përpara një ndeshjeje shumë të vështirë dhe mendojmë vetëm për të. Nuk mund të bëjmë llogari, llogaritë i bëjmë në nëntor se çfarë na mungon. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe kjo është pozitive. Ata luftojnë fort në fushë dhe ajshtë saj. E kanë kuptuar se përfaqësojnë vendin e tyre në mënyrën e tyre më të mirë”, – tha mes të tjerash braziliani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.