Gazeta Si – Trajneri Silvinjo foli sot në konferencë shtypi për miqësoren me Kilin, që do të zhvillohet në Parma të premten, në orën 20:45. Braziliani e vuri theksin te rëndësia e kësaj ndeshjeje, edhe pse testuese.
Sipas trajnerit të kuqezinjve, Kili është kundërshtar shumë i fortë dhe do të tregojë shumë gjëra. Ai pranoi se Broja dhe Manaj mund të luajnë së bashku në formacion, kurse për listën zyrtare të Europianit u shpreh se nuk e mendon aspak aktualisht.
“Kili është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë shumë të mirë dhe nuk është vetëm Aleksis Sançez. Janë Isla, Diaz, Vargas dhe Eçeverria. Janë një skuadër që është mësuar në nivele të larta të futbollit botëror.
Do të ketë shumë tifozë shqiptarë në stadium dhe do të jetë bukur. Është një ndeshje e veçantë për mua, si amerikano-latin. Është një moment shumë i bukur për ne dhe për çdo futbollist.
Në futboll gjithçka është e mundur. Broja dhe Manaj mund të luajnë bashkë, nëse bëjnë mirë. Ne i vlerësojmë të gjithë, çdo futbollist. Kemi dy ndeshje të rëndësishme. Manaj dhe Hoxha vijnë për herë të parë, Broja ka qenë dhe një herë më parë, por nuk ka luajtur për shkak dëmtimi.
Tani nuk mendojmë aspak për listën zyrtare, kemi para dy ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse janë miqësore. Nuk është ky momenti që të mendojmë për listën e Europianit. Muja, Daku, Gjasula janë të rëndësishëm për ne, i kemi në konsideratë, por tani duam të shohim 3-4 lojtarë të tjerë”, – theksoi Silvinjo mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.