Kombetarja

Silvinjo: Jam i trishtuar por krenar për djemtë, të ardhmen në skuadër do e mendoj me qetësi

Nga Gazeta Si- Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, foli pas humbjes 2-1 kundër Polonisë dhe eliminimit nga gara për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026.

Ai tha se është i trishtuar për rezultatin por krenar për djemtë e ekipit.

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, shënuam. Në pjesën e dytë jo aq mirë, por kishim raste për të shënuar. Para 4 vitesh Polonia me të njëjtët lojtarë, Leëandoëski dhe Zielinski luajnë me ekipe të mëdha. Të luash në mënyrë të barabartë me ta, është diçka shumë e mirë”, tha Silvinjo, duke shtuar se nëse kthehemi 3 vite më përpara, “nuk do e mendonte kush që Shqipëria të shkonte në Europian dhe të bënte kështu për në kualifikuese Botërori. Polonia ka një skuadër që është mësuar me këto. Jam krenar për punën që kanë bërë lojtarët”.

Silvinjo foli edhe për të ardhmen e tij në skuadër, duke thënë se tani nuk mendon për këtë.

“Sigurisht që tani nuk mendoj dot për vijimësinë. Më duhet të fokusohem te ndeshja e radhës, do të luajmë kundër Ukrainës”.

Duke folur edhe për lojtarët që ishin pjesë e lojës, Silvinjo tha se kemi shkuar në Europian me lojtarë që ishin jashtë skuadrës në klubet e tyre.

“Ky është realiteti jonë, mendoj se në fushë kanë luajtur më të mirët. Ky është një hap që ne e kemi bërë si Federatë, ne nuk jemi Brazili që të zgjedhim lojtarë që kanë më shumë minuta. Nuk qëndron në këtë aspekt, kanë luajtur lojtarët që ne mendojmë se janë më të mirët dhe bëjnë më mirë”.

Ai tha edhe se Pilo është lojtar që luan me ritëm, prandaj zgjodhi ta aktivizojë.

“Kur të mungon një sulmues qendre, atëherë zgjodhëm që të luajmë me sulm nga anësoret. Ne zgjodhëm këtë mënyrë, me qëllim që ta thyenim mbrojtjen polake, që duhet thënë se është e fortë. Nuk e di se çfarë do ndodhë në vijim. Por ky ishte rrugëtim shumë i mirë si skuadër dhe si vend, që arritëm deri pranë ëndrrës kombëtare”, tha Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë