Kombetarja

Silvinjo i falënderon të gjithë: Rrugëtim i jashtëzakonshëm, e merituam!

Gazeta Si – Silvinjo ka pohuar pas ndeshjes me Ishujt Faroe se barazimi qëndron, pasi për fat të mirë Shqipëria ishte e kualifikuar. Ai theksoi se kundërshtari ishte i vështirë për t’u çarë dhe se mund të ishte luajtur edhe me dy sulmues në fund.

“I thashë edhe trajnerit të tyre se ka një skuadër të mirë. Ata bënë gjithçka në fushë, edhe Çekia dhe Polonia e ka pasur të vështirë me ta. Për fat, luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron.

Kishim pak kohë për stërvitje me ekipin dhe është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë. Mesfusha është me dy lojtarë, por në 30 minutat e fundit mund të luanim edhe me dy sulmues. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”, - tha trajneri brazilian sa i takon ndeshjes.

Ai foli më pas para publikut për suksesin e arritur me Kombëtaren e Shqipërisë: “Si fillim, dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. Edhe gjithë stafin e falënderoj.

Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër. Faleminderit edhe ju tifozëve për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë. Faleminderit për të gjitha.

Me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk kam qenë më parë në Europian dhe më duhet të shoh ndeshje, të studio dhe të shkojmë atje të përgatitur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë