Gazeta Si – Pak ditë pasi shpalli listën për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka humbur një nga lojtarët me më shumë eksperiencë. Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje për shkak dëmtimi.

FSHF ka njoftuar sot se mesfushori ka pësuar një dëmtim dhe pasi ka kryer analizat mjekësore, është arritur në konkluzionin se ai nuk mund të luajë në qershor. Gjasula do ta bëjë fazën e rikuperimit me klubin e tij në Gjermani, Darmstad.
Për momentin trajneri brazilian nuk ka thirrur ndonjë lojtar tjetër për të zëvendësuar Klaus Gjasulën. Po për arsye dëmtimi nuk do të jenë të gatshëm në ndeshjet e radhës edhe Marash Kumbulla dhe Amando Broja. Shqipëria ka luajtur vetëm ndeshjen me Poloninë në kualifikueset e Euro 2024, ku humbi 1-0.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




