Gazeta Si – Mision i përmbushur për trajnerin Silvinjo: 2 ndeshje dhe 6 pikë, 5 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Pas 3 ndeshjesh në grup, Shqipëria e tij renditet e dyta, pas Çekisë, me shanse reale kualifikimi në Europian.
Pas fitores ndaj Ishujve Faroe, trajneri brazilian u shpreh se bashkë me stafin kishte bërë zgjedhjet e duhura. Ai nuk e fshehu entuziazmin për fitoren. “Është e vështirë të luash këtu. Topi i gjatë të vendos në vështirësi. Ata kanë lojtarë të gjatë dhe me një top të gjatë të hapen probleme, krijohen situata të paparashikueshme.
Kemi fituam 1-3 një ndeshje të komplikuar, duhet të shohim anët pozitive. Në vitin 2021 kishte ndodhur për herë të fundit që Shqipëria kishte marrë 2-3 fitore radhazi. Djemtë kanë bërë shumë mirë, treguan shpirt të lartë gare, unitet. Të gjithë lojtarët kanë bërë punë shumë të mirë këto ditë.
E rëndësishme ishte të fitonim dy ndeshjet tona, shanset e kualifikimit janë njësoj. E kam thënë që në fillim që grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar. Asgjë nuk ndryshon. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin.
Golat ishin shumë të bukur. Trajneri punon, stafi teknik punon, por kemi lojtarë të fortë. Ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Aslllanit ishte i vështirë për t’u realizuar, teknikisht më i bukur. Uzuni, Muçi, Sadiku, Uzuni, Bare, të gjithë që erdhën nga stoli dhanë një kontribut të madh në këtë sukses”, – tha Silvinjo.
Në dhomën e zhveshjes, trajneri ka folur me ekipin, duke iu drejtuar lojtarëve se merituan gjithçka dhe duhet të besojnë për realizimin e ëndrrës. Disa fjalë motivuese për lojtarët dhe një përqafim me presidentin Duka. Silvinjo duket vërtet një trajner ndryshe te kuqezinjtë.
Asllani: Jap zemrën në fushë, falënderoj trajnerin
Kristjan Sllani, një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, pas ndeshjes u shpreh: “Shpresova që ai top të vinte, e kisha ndarë mendjen të godisja. Jam i lumtur për golin dhe fitoren. Unë jap zemrën në fushë, dua ta falënderoj trajnerin që më besoi nga minuta e parë dhe besoj se justiffikova jo vetëm me golin e shënuar, por edhe me lojën.
Ernest Muçi, autori i golit të tretë ndaj Ishujve Faroe, theksoi: “Sigurisht që jam i lumtur për golin dhe fitoren. Janë pikë të rëndësishme, trajneri ka shumë pasion, ma mitivon shumë. Në Poloni e dinë që luftën e kanë me Shqipërinë për vendin e dytë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




