Specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në policinë e Vlorës, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. S., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë;
R. S., 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.
Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit R. S., që drejtohej nga shtetasi G. S., shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




