Nga Gazeta ‘SI’- Shqipëria rezulton si shteti më i pasiguruar në rajonin e Europës Qendrore, Lindore dhe Jugore.
Sipas raportit vjetor të Xprimm, media europiane dedikuar tregut të sigurimeve, Shqipëria ka normën më të ulët. Konkretisht në vitin 2024, shqiptarët kanë shpenzuar 92 euro për frymë për siguracione, duke qëndruar e fundit ndër shtetet e tjera.

Me një vlerë prej 25 miliardë lekësh prime të shkruara bruto gjatë vitit të kaluar, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Malin e Zi. Të dhënat nga raporti i Xprimm tregojnë se tregu i sigurimeve në Shqipëri zë vetëm 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut zë 1.6% dhe 1.8% përkatësisht, e në Bosnje mbi 2%.
Shqiptarët, sipas raportit, kujdesen më shumë për makinat që dominojnë 61% të tregut. Ndërkohë në vendet e tjera, dominojnë sigurimet e jetës apo pronës.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.