Nga Gazeta 'SI' - Tregu i sigurimeve në Shqipëri po e mbyll vitin me fitime të larta dhe tendencë pozitive. Për 11 mujorin 2022, primet e shkruara arritën vlerën 18.9 miliardë lekëve, në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i kontratave ka kapur shifrën e pothuajse 1.2 milionëve.
Struktura e tregut vazhdon të jetë e njëjta, dominuar nga sigurimet e jo-jetës me rritje 8% dhe sigurimi i detyrueshëm. Më specifikisht, ai motorik, me rritje 9.5 mld lekë dhe të ardhura 11.7 mld lekë, duke zënë peshën kryesore të tregut.
Sigurimi i jetës është rritur me 19.7%, me vlerë 1.5 mld lekë.
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë 11 mujorit 2022 arritën rreth 7.2 mld lekë, 8.21% më shumë në raport vjetor.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2022 siguruan mbi 3 mld lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.58%.
Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit kanë shfaqur një tendencë në rritje në muajt e fundit. Në fund të muajit nëntor, vlera e tyre rezultonte me 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që deri në fund të muajit tetor dëmet kishin qenë në rënie me 4.8%.
Rritja e dëmeve ka ardhur kryesisht nga tregu i Jo-Jetës, me 3% dhe nga Fondi i Kompensimit i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, me 11.8%.
Struktura e dëmeve në sigurimet e Jo-Jetës dominohet me më shumë se 59% nga sigurimet e detyrueshme motorike. Ndërkohë, në tregun e sigurimit të jetës dëmet për 11-mujorin paraqiten në rënie me 16.5%
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.