Treg

Sigurimet, kompanitë arkëtuan 3.8 mld lekë në dy muaj. Rriten dëmshpërblimet për aksidentet

Nga Gazeta ‘SI’ – Në dy muajt e parë të vitit 2025, kompanitë e sigurimit në vend kanë arkëtuar 3.8 mld lekë, ose 7% më shumë se një vit më parë.

Njëkohësisht, edhe numri i kontratave të lidhura u rrit me 14%.

Sigurimet e jo-jetës mbajnë më shumë se 90% të tregut dhe ato të jetës rreth 9%.

Në dy muajt e parë të vitit, kompanitë arkëtuan rreth 2.3 mld lekë vetëm nga sigurimet e detyrueshme motorike.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat në Janar-Shkurt 2025 siguruan mbi 613 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 61.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.11% të totalit.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janar-Shkurt  2025, arritën në rreth 262 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.05% në krahasim me Janar-Shkurt  2024.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1.2 mld lekë, ose 1.28% më pak se në janar-shkurt 2024. Nga këto, 965 milionë lekë janë dëme motorike, që janë shtuar me 18.4% nga viti i shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë