Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i sigurimeve në Shqipëri po përjeton ditë të mira.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në gjashtë muajt e parë të vitit, tregu gjeneroi 11.88 mld lekë, rreth 8% më shumë se një vit më parë. Paralelisht, numri u kontratave u shtua me 10% në 699 mijë në total.
Sigurimet jo-jetë mbajnë 91.3% të tregut dhe 8.6% ato të jetës. Tregu orientohet nga sigurimet e detyrueshme, 56% e totalit, që kryesisht janë ato motorike. Nga janari në qershor, shqiptarët kanë paguar 6.6 mld lekë sigurime makine, 10% më shumë se e njëjta periudhë vjet.
Pjesa tjetër që cilësohen si sigurime vullnetare kanë gjeneruar 5.2 mld lekë, me rënie 5% nga 2023-shi, ndonëse kontratat u shtuan me 3%.
2.35 mld lekë nga këto sigurime janë arkëtuar prej portofolit të pronës, me 74% që i përket sigurimit të pronës nga zjarri.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – qershor 2024, arritën në rreth 786 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.26% në krahasim me periudhën janar – qershor 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – qershor 2024 kapën vlerën 2.9 mld lekë, duke pësuar një rritje me rreth 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




