Teknologji dhe Inovacion

Siguria kibernetike, Infocom X fut në garë të rinjtë e talentuar

Nëse lajmet e çdo dite për sigurinë e kompjuterave ju trembin dhe ju bëjnë të ndjeheni të pasigurt në lidhje me të dhënat tuaja personale, ka një zgjidhje.

Jo domosdo duhet të keni njohuri të thelluara dhe të jeni të apasionuar pas elemntëve teknik apo zhvillim programimeve të softuereve.

Devis Cela, i cili është student tek Fakulteti I Shkencave të Natyrës në vitin e parë Master për Informatikë ma konfirmon këtë.

Në u takuam në aktivitetin Infocom X, aktivitet që ka Media Partner gazetën “Si” dhe ku Devisi ishte pjesë e konkursit Hackathon 2.0.

“Ne mund të mbrohemi nga sulmet që nuk dimë se ekzistojnë. Me disa praktika të thjeshta, edhe ju që nuk merrni vesh fare mundeni. Gjërat bazike arrihen.”- më tha Devisi.
Aktiviteti më i madh në fushën e teknologjisë në Shqipëri Infocom X në vitin e 10 të tij kishte në qendër sigurinë kibernetike.

Atdhe Buja drejtor ekzekutiv i ICT Academi në Prishtinë i cili ishte udhëheqës i konkursit, më tregoi se prej katër vitesh angazhohet me të rinjtë edhe në Shqipëri në fushën e sigurisë kibernetike. Ai është I habitur me zhvillimin e të rinjve, kryesisht me gjimnazistët të cilët eksplorojnë në mënyrë autodidakte në këtë fushë.

Këtë vit, pjesëmarrësit janë studentë dhe vijnë më së shumti nga formime IT dhe zhvillues programesh komjuterike. Në konkurs ishin 15 ekipe me 3-4 persona për ekip.

“Gara ka tre komponente; në sistemin që kemi paraqitur duhet të gjejnë hapësira të sigurisë dhe ti raportojnë ato. E dyta është hakerimi fizik ku konkurentët duhet ta tejkalojnë atë. E treta është çmontimi i bombës, një program i ri që kemi krijuar ne në Kosovë. Duke anashkaluar sensorin e dritës, zërit duhet të dëshifrojnë decimalat, etj.” – më shpjegoi Buja.

Por sipas tij duhet më shumë edukim dhe informim për fushën e sigurisë kibernetike.
Studnetët janë të përkushtuar dhe konsultohen me njëri-tjetrin brenda ekipit. Në ekranet e lap topëve të tyre nuk di të lexoj, por më thonë se konkursi për ta është i rëndësishëm dhe ju shërben për të testuar njohuritë që kanë marrë në shkollë.

Toma Cristini është një pedagog francez rreth të 30-ave I cili prej një muaji ka ardhur në Tiranë për të punuar në Shkollën e Lartë Franceze EPITECH. Ai ka ardhur në konkurs me disa studentë të tij.


Toma Cristini

Donieda Vojvoda nga Kosova studion në këtë institucion Shkenca Kompjuterike. Ajo më thotë se ëndrra e saj ishte arkitektura, por rrethanat e bënë që të vazhdonte për Shkenca Kompjuterike në Tiranë dhe është e dashuruar me degën e saj. “Fusha është motivuese dhe argëtuese. Jemi gjashtë IP duhet të zgjedhim njërën prej tyre për ta hakuar”- më thotë në fund të bisedës për konkursin.

Marjo Margegaj studion tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës për Informatikë. Për të është hera e parë që merr pjesë në një konkurs të tillë dhe duket shumë entuziast. Në një kuptim bëjnë shaka me mua sepse nuk di asgjë në aspektin teknik të punës së tyre dhe u kërkoj të më shpjegojnë se çfarë paraqitet në ekran, shkronja të cilat unë u them se më duken arabisht. Për Marjon, ky konkurs është interesant për të testuar njohuritë nga fusha e sigurisë.

Gjatë Ifocom X kishte edhe dy aktivitete të tjera për të rinjtë si zhvillime të lojrave për celular dhe Escape room për koduesit.

Konferencë që planifikonte të mblidhte 350 – 1000 ndjekës pati 11 ligjërues të fushave të ndryshme; teknologji, financë, bankë, arkitekturë, etj. Gjithashtu 6 kompani ishin vendosur në stenda për tu promovuar, por që mirëprisnin edhe kompani të tjera për të krijuar lidhje me njëra-tjetrën dhe studentë të cilëve iu ofronin mundësi punësimi apo praktike.
Lektori për çështjet e sigurisë kibernetike ishte Daniel Bohannon, i cili vjen nga Atlanta dhe zhvilloi një trajnim me të rinjtë e interesuar.

Gjatë konferencës, Irida Huta nga Paylink Albania evidentoi ngërçin e Shqipërisë në zhvillimin teknologjik në lidhje me pagesat financiare dhe bankare.
Duke folur për një botë në lëvizje dhe qytetet smart, concept I cili në botë dhe rajon po njeh zhvillim të vrullshëm dhe qëndrueshëm, ajo theksoi se Shqipëria është ende mbrapa në këtë drejtim.

Irida Huta

“Në botë pagesat me kartë dhe elektronike po rriten gjithmonë e më shumë dhe pagesat alternative. Kosova ka një rritje të qëndrueshme në përdorimin e kartave dhe pagesave elktronike. Fatkeqësisht ne jemi më mbrapa edhe se Kosova”- u shpreh ajo.
Në 10-vjetorin e saj Konferenca Infocom vendosi ti qasej më shumë të rinjve edhe pse ligjëratat me profesionistë të fushave përkatëse kishin një peshë të rëndësishme në aktivitetin gjithpërfshirës.

“Të rinjtë, studentët na detyruan për mirë që të ndryshonim qasjen e aktivitetit. Ishte interesi i tyre i madh në konferencat precedente që na bëri të rrisnim përmasat dhe qasjen, na bëri të dilnim me 4 aktivitete paralele që u dedikohen dhe përfshijnë të rinjtë,” do të më thoshte më herët në një bisedë Idit Riza, menaxheri komercial i konferencës teknologjike Infocom.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë