Ndeshja Itali-Shqipëri ka shfaqur shumë interes te klubet e Serie A, jo për shkak të kombëtares së tyre, por më shumë për të ndjekur lojtarët e kombëtares kuqezi.
Skautët e dy prej klubeve më të rëndësishme, Juventusit dhe Milanit, udhëtua drejt Dortmundit vetëm me një qëllim: Të vëzhgojnë Armando Brojën dhe Mario Mitajn, dy yjet në ngritje të Shqipërisë.
LEXO EDHE:
- Shqipëria e nis me humbje ndaj Italisë (2-1). 'Azurrët' përmbysin rezultatin duke shuar euforinë e golit të Bajramit, më i shpejti në historinë e Europianëve
- Gjimshiti dhe Bajrami më të vlerësuarit, ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”
- Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Juventus ka shfaqur interes të lartë për mbrojtësin Mario Mitaj dhe për këtë arsye drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” Cristiano Giuntoli ndodhej në stadiumin e Dortmundit “Signal Iduna Park”, për të parë me vëmendje shqiptarin.
Ndërsa interes të lartë për mbrojtësin kuqezi kanë shfaqur edhe Lazio me Bolognan, Juventus dëshiron që të marrë sa më shpejt një vendim dhe nëse i pëlqen të vihet në mënyrë të menjëhershme në lëvizje për të bërë të mundur transferimit e Mitajt nga Lokomotiva Moskës.
Edhe Armando Broja është prej kohësh në shënjestrën e Milanit, klub që pritet të bëjë më shumë se një përforcim në repartin e sulmit.
Klubi i do të dy, edhe Joshua Zirkzee, por edhe futbollistin e talentuar shqiptar. Dhe në “Signal Iduna Park” ka qenë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve nga Milano.
Sipas mediave italiane, vëzhguesi i klubit historik italian ka mbajtur shënim gjithçka në lidhje me Brojën, emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.
Por, tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonsecas.
LEXO EDHE:
- Nedim Bajrami: Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Kroacisë
- Trajneri i Italisë, Spalletti: Mund të kishim fituar më mirë. U treguam mendjelehtë
- “Ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin”, Asllani: Na vjen shumë keq për tifozët, shpresojmë të bëjmë ndonjë gjë dy ndeshjet e tjera
- “Tifozeria më e bukur në botë”, analiza e kapitenit Gjimshiti: Çfarë nuk shkoi ndaj Italisë
Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Chelseat, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira. Diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milanon kuqezi.
Nga ana tjetër, TuttoSport shkruan se Broja do t’i bëjë shumë punë edhe Juventusit. Në një shkrim të sajin, kjo medie flet për aftësitë e Brojës dhe mundësitë reale të kalimit të tij në Torino.
E ndërkohë edhe Arlind Ajeti ka sinjale se mund të rikthehet në Serie A. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, pjesë e Cluj në Rumani, e nisi si titullar duelin e parë në Euro 2024. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, menaxheri i Ajetit analizoi disa nga performancat e lojtarëve shqiptarë në takimin e luajtur në Dortmund.
“Bajrami shënoi një gol të bukur, ndërkohë që më pëlqeu shumë Broja. Gjithashtu Gjimshiti dhe Ajeti zhvilluan një punë të madhe në mbrojtje.
Ajeti? Ka edhe një vit kontratë me Cluj, por mund të rikthehet në Serie A. Ama, ne nuk duam të nxitohemi. Do të jemi të vëmendshëm ndaj gjithë merkatos që na rrethon.
Arlindi po rimerr gjithë vëmendjen në këtë Europian. Uroj që pas ndeshjes ndaj Italisë drejtorët sportivë të jenë bindur për cilësitë e tij”, theksoi Fabrizio Ferrari.
30-vjeçari shqiptar i lindur në Zvicër, zhvilloi takimin e 26 me kombëtaren e Shqipërisë. Ajeti ka luajtur më parë në Itali me skuadra si Torino, Frosinone, Crotone, Reggiana dhe Padova.
Tjetër lojëtar kuqezi që është në prag të transferimit është edhe Jasir Asani. Stadiumi i Dortmundit edhe për të është një vitrinë e mirë për në Serie A. Vetë Asani, pak kohë më parë deklaronte: “Kam oferta nga Italia, Gjermani, Arabia dhe Spanja, në janar pres të transferohem në një prej këtyre ligave. Por, si çdo shqiptar edhe unë jam i fiksuar me Serie A. Të gjithë në Shqipëri përveç mbështetjes për një ekip shqiptar, bëjnë tifo edhe për një klub italian”…
Të shohim nëse edhe atij do t’i ndrijë ylli nga përtej Adriatikut…
(e përditësuar)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.