Ekonomi

Si vaksinimi do të ndihmojë ekonominë botërore të rritet

Procesi i vaksinimit dhe ceku 1.9 trilionë dollarësh i Joe Biden do të  ndihmojë ekonominë botërore sipas parashikimit të Organizatës së Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit (OECD).

Organizata tregoi se bizneset tashmë janë përshtatur me kushtet e krijuara nga pandemia dhe sektori i prodhimit po rritet.

Një detaj që mund të shkaktojë problem është pabarazia në shpërdarjen e vaksinave nëpër botë. Ku disa vende po ecin me ritme të shpejta ndërsa vende të tjera nuk kanë marrë asnjë dozë. Një gjë e tillë mund të “nxjerrë ekonominë nga shinat”.

“Rritja e menjëhershme ekonomike do të ndodhë nëse vaksinat do të shpërndahen masivisht në sasi të barabartë dhe vaksinimi fiton daj varianteve të reja të virusit,” tha kreu i OECD, Angel Gurria.

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve do të ulet nëse variantet e reja të Covid-19 vazhdojnë të qarkullojnë dhe procesi i marrjes së vaksinave ecën me ritme të pandjeshme.

India, Kina dhe SHBA-ja janë parashikuar të kenë zhvillimin më të lartë ekonomik për gjatë 2021-shit. Për Britaninë e Madhë që pësoi një ulje drastike të nivelit të PBB-së gjatë vitit që shkoi është parashikuar rritje me 5.1%. Globalisht mendohet një rritje me 5.6%.

Ekspertët thonë se ndihma ekonomike që ka vendosur Britania nuk është as sa gjysma e vendosur në SHBA dhe mënyrat që po ndjek qeveria bbritanike do ta ulin më shumë stabilitetin financiar.

Shpenzimet e Britanisë do janë më të mëdha se fondi që ka lënë mënjanë për pandeminë. /Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë