Ka ndodhur

Si u vra biznesmeni në Elbasan? Makina e djegur e autorëve ishte në pronësi të viktimës!

Gazeta Si – Edmond Mëhalla, 43 vjeç, i ekzekutuar mbrëmjen e të dielës, 30 nëntor 2025 në Elbasan, u godit nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve, ndaj biznesmenit dyshohet se plumbat janë qëlluar nga një automjet tip “Audi” i zi, ndërkohë që në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij. Viktima ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.

Pak orë pas ngjarjes, një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Mjeti, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes, rezulton të jenë në pronësi të viktimës, i jepte makina me qira.

Brenda automjetit të shkrumbuar u gjet edhe një pistoletë tip “Berreta”, që besohet se është përdorur për të shtënë mbi Mëhallën, i cili ndërroi jetë brenda mjetit të tij tip “Range Rover”.

Nga kamerat e sigurisë, të sekuestruara nga grupi i hetimit, ajo që shikohet, është një person që zbret nga “Audi” me një kapuç në kokë dhe qëllon menjëherë. Më pas autori i dyshuar largohet nga vendi i ngjarjes në mjetin që e priste. Gjithashtu, janë shoqëruar në polici edhe disa persona si dëshmitarë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Më herët, mësohet se Mondi Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. Ndërsa 1 vit më parë atij i është gjetur shkop gome.

Gjithnjë sipas burimeve, Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar nga drejtësia e një vendi të huaj si i dyshuar në trafikun e drogës.

Por autoritetet ligjore nuk mundën t’i provojnë me fakte konkrete akuzën e pastrimit të parave, duke çuar dosjen në Gjykatën e Elbasanit për pushim.

Në njoftimin e saj për mediat, policia tha sehetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë