Nga Gazeta Si- Të rinjtë që morën pjesë në sfidën ’48 orë pa telefona’ në Devon, Angli thanë se ishte e mrekullueshme të “shkëputeshin” nga teknologjia.
Anëtarët e ekipit që morën pjesë në sfidë u detyruan të bënin një detoks digjital, duke dorëzuar telefonat e tyre para se të fillonin një fundjavë në mal. Pjesëmarrësja Milly, tha se nga çdo gjë, më së shumti i mungonte që të dëgjonte muzikë sepse për të ishte motivuese. Megjithatë, ekipi improvizoi dhe këndoi së bashku.
Udhëheqësi i ekipit ‘Dartmoor Plodders’ tha se ishte “shumë e rrallë” që të rinjtë të kalojnë kohë pa telefonat e tyre këto ditë.
Huccaby Broën tha se 2,400 adoleshentët që morën pjesë në eventin vjetor, të moshës midis 14 dhe 19 vjeç, kaluan një fundjavë në natyrë ku kishte shumë më tepër për të parë, për të menduar dhe për të bërë sesa të shikonin një ekran.
“Të jep një ndjesi se ka diçka tjetër në botë përveç ekranit përpara teje,” tha ai.
Një nga adoleshtentët tha se ishte e tmerrshme të mendoje se telefoni ndodhej në një qese plastike dhe nuk e kishte me vete por pranon se kjo e ndihmoi që të bënte shoqëri të reja dhe të lidhej më shumë me shoqet dhe shokët që kishte.
Anëtarët e tjerë të ekipit thanë se vazhdonin të futnin dorën në xhepa për telefonin gjatë udhëtimit.
“Ndonjëherë fusja dorën për të marrë telefonin dhe thjeshtë nuk e gjeja aty, gjë që ishte e trishtë”, tha një nga adoleshentët.
Një tjetër adoleshent tha se shpërqendrohej nga natyra përreth kështu që e harroi se nuk e kishte telefonin, përveç kur donte t’u dërgonte mesazhe njerëzve.
Prindërit Lyn dhe Mark Winsper thanë se vajzat e tyre Scarlet dhe Eleanor zakonisht ishin “të ngjitura” pas telefonave të tyre në shtëpi, duke shtuar se ishte mirë për to që të kishin pak kohë pa telefon.
“Ne gjithmonë i inkurajojmë të dalin jashtë, telefonat nuk janë pjesë integrale e tyre”, thotë Mark.
Winsper tha gjithashtu se sa herë që dilnin si familje duke shëtitur, larg telefonave të tyre, gjithmonë ndodhte që fotot përfundonin në mediat sociale kështu që për ta, ishte e pamundur që ti largonin vajzat totalisht nga telefoni.
Mësuesja Laura McCall, që shoqëroi adoleshentët, tha se fakti që adoleshentët nuk kanë telefonat e tyre është një “gjë e madhe” dhe nuk është diçka për t’u “nënvlerësuar”.
Ajo tha gjithashtu se nxënësit kishin vënë re anët pozitive të një pushimi nga telefonat e tyre celularë dhe ishin krenarë për arritjet e tyre.
“Është mirë që ata të kuptojnë se, pavarësisht se sa e ndiejnë se është një domosdoshmëri për ta, ata në të vërtetë mund të arrijnë shumë pa ndihmën e telefonit.
“Në klasë, has ndonjë nxënës që përdor telefonin e tij për të kontrolluar orën. Ata e përdorin telefonin për shumë më tepër sesa thjesht të kontaktojnë njerëzit.”
Të premten në mbrëmje, përpara sfidës dy-ditore, ajo tha se sfida i lejoi ekipit të shoqërohej me shkolla të tjera dhe njerëz nga prejardhje të ndryshme për të cilat mund të mos kishin qenë në dijeni.
“Ata ishin këtu duke luajtur shah me shkolla të ndryshme, dhe kishim disa vajza nga shkolla të ndryshme që u rregullonin flokët njëra-tjetrës. Ishte shumë bukur të shihje bashkëveprimin midis të gjithëve dhe, për to, të kishin lirinë për t’u argëtuar.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.