Futboll

Si u ‘krijua’ Como 1907 – Realiteti i ri në Serie A

Como 1907 ose thjeshtë Como është skuadra italiane që drejtohet nga Cesc Fabregas dhe për të parën herë në 21 vitet e fundit merr pjesë në Serie A. Aktualisht është në vendin e 13 me 28 pikë pas 7 fitoreve, 7 barazimeve dhe 13 humbjeve. Mirëpo nuk është kjo ajo që tërheq vëmendjen nga klubi i vogël pranë Milanos. Puna e mirë e Fabregas ka rritur kuotat e tij, por nuk është vetëm traineri që befason. Sistemi i zbulimit të lojtarëve që afrohen në skuadër është diçka e re për futbollin në Apenine.

Klubi përdor një program kompjuterik që analizon mijëra të dhëna futbollistësh dhe liston talentet potencialë që duhen vëzhguar. Të dhënat analizohen nga bordi i scout-ëve dhe analistëve që vendos se cilët nga talentet meritojnë vëmendje bazuar në të dhëna reale dhe jo impresione. Përpara se procesi të vazhdojë, një departament i specializuar verifikon nëse investimi për një lojtar është i duhuri. Në mënyrë që çdo blerje të jetë e leverdishme për klubin.

Në fund, një listë me 4-5 kandidatë për rolin e kërkuar, i dorëzohet trainerit Fabregas që ka dorë të lirë të zgjedhë mes tyre, atë që i përshtatet më së miri nevojave të skuadrës. Në këtë mënyrë klubi veproi për afrimin e dy emrave që po spikasin më shumë se kushdo tjetër, spanjolli Asane Diao (nga Real Betis) dhe argjentinasi Nico Paz nga (Real Madrid). 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë