Analize

Si triumfoi Maqedonia e Veriut?

Duke kapërcyer ndërhyrjen ruse në Ballkan por edhe opozitën e brendshme si në Shkup ashtu edhe në Maqedoni, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ia dolën të linin mënjanë antagonizmat historike, duke shënuar kështu një fitore të rrallë të Bashkimin Europian në Ballkan.

Rafifkimi i kësaj marrëveshjeje nga parlamenti grek i hap rrugën tanimë Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO dhe në bllokun europian, duke forcuar kështu edhe prezencën e Perëndimit në Ballkan.

Greqia e kishte kundërshtuar ashpër përdorimin e emrit “Maqedoni” nga fqinji i saj verior, duke argumentuar se ky ishte emri i rajonit të Greqisë Veriore. Firmosja e një marrëveshjeje për zgjidhjen e këtij debati në liqenin e Prespës, ka nxitur prej muajsh demonstra masive si në Athinë ashtu edhe në Shkup.

Por vendimi i kryeministrit Alexis Tsipras për të cuar deri në fund këtë marrëveshje, nga e cila ka ringritur reputacionin e tij si “burrë shteti”, mund të kthehet në një bumerang për të përdjekur qeverinë e tij në zgjedhjet e këtij viti. Sondazhet tregojnë mbi 60 për qind të grekëve ishin kundër si emrit të ri, ashtu edhe atij të vjetër të fqinjit të tyre verior.

Pas votimit në Parlament, ligjvënësit e partisë neo-fashiste të Agimit të Artë filluan të thërrisnin “tradhtarë” të gjithë deputetët që votuan pro marrëveshjes. Një grup i vogël demonstruesish protestuan në shi jashtë parlamentit.

Kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

Por më gjerësisht, lufta në dukje misterioze për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, u kthye një sfidë gjeopolitike, duke bërë që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të radhitesh sërish kundër Rusisë.

Përpjekja e Greqisë dhe Maqedonisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre u kthye në një sfidë më të vete për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ndërmori një fushatë të pashembullt informormative për të ndaluar miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, votimi i sotëm tregoi se Rusia nuk paraqet ende një model tërheqës për të konkurruar me prosperitetin dhe vlerat demokratike të ofruara nga Europa.

Në përpjekje për të ndikuar tek verdikti i ligjvënëse grek, rusët paguan dhjetra grupe protestuesish që u përpoqën të ushqenin nacionalizmin në të dyja anët e kufirit, si dhe të ndikonin në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek priftërinjtë ortodoksë grekë. Ata po ashtu zbatuan një taktikë tashmë të njohur, duke shpërndarë dezinformata dhe propagandë në internet.

Maqedonasit votuan në shtator në një referendum për ndryshimi e emrit të vendit fqinj, por nurmri i qytetarëve që votuan ishte tejet zhgënjyes, për shkak edhe të propagandës së përhapur në internet, e cila i bëntë thirrje qytetarëve të qendronin në shtëpi.

Reerendumi për emrin në Maqedoni

Tsipras, i cili erdhi në pushtet me premtime anti-amerikane dhe anti-europiane, u kthye në nismëtarin kryesor të kësaj marrëveshjeje. Në vitin 2014, Tsipras i kërkoi kancelares Angela Merkelit “të kthehej” në Gjermani, por këtë muaj, ai e mirëpriti ngrohtësisht teksa përdorte ndikimin e saj për të zgjidhur kontradiktat e brendshme për marrëveshjen e emrit.

“Jam i bindur se nga marrëveshja do të përfitojë Greqia, Maqedonia Veriore, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimin Evuopian”, tha ajo.

Rusia kishte shpresuar të parandalonte një rezultat të tillë, nga frika se aleati i saj, Serbia mund të joshej më pas nga Perëndimi. Pas firmosjes së marrëveshjës në Prespë, ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir A. Chizhov, paralajmëroi se ky do të ishte një gabim që do të kishte pasoja.

Geoffrey R. Pyatt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, paralajmëroi Uashingtonin se Kremlini mund të bëntë diçka kundër kësaj marrëveshje.

Në të njëjtin muaj, zyrtarët amerikanë përgjuan disa komunikime që tregonin se Ivan Savvidis, një miliarder greko-rus, pronar i ekipit të futbollit të Paokut, ishte duke punuar me Kremlinin për të penguar marrëveshjen duke paguar protestuesit .

Shkup

Ata ia kthyen përgjimet qeverisë së Tsipras, e cila përjashtoi dy shtetas rusë dhe ndaloi hyrjen e dy të tjerëve. Qeveria greke vuri po ashtu në dukje praninë e “Shoqërisë së Palestinës Orthodhokse”, një organizatë ruse e krijuar për ”de-helenizimin” e patriarkëve të kishës Ortodokse Lindore, rivalëve të patriarkut të Moskës. I krijuar nga shërbimet sekrete të Czarit në shekullin e 19-të, grupi tani udhëhiqet nga Sergei Stepashin, një ish-spiun rus dhe ministër i qeverisë. Në një intervistë në muajin shtator me Der Spiegel, ai bëri thirrje për ndarjen nga Greqia të malit Athos si “një republikë të pavarur monastike, e ngjashme me Vatikanin.

Në përgjigje të masave të marra nga Greqia, zyrtarët kryesorë rusë anulluan një sërë vizitash të planifikuara në Athinë dhe zoti Putin mohoi akuzat për ndërhyrje. Gjatë rrugës për në Serbi këtë muaj, presidenti rus u tha dy gazetave serbe se “politika e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore synon të nxisë dominimin e tyre në rajon dhe përbën një faktor të madh destabilizues”.

George Katrougalos, zëvendësministri i jashtëm i Greqisë, tha në një intervistë të mërkurën se në përpjekje për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjës së Prespës, Rusia “ka reaguar në të njëjtën mënyrë si kishte vepruar edhe me Malin e Zi”. Ai tha se shpresonte që këto të ishin incidente të “izoluara”. “Edhe ajo që ata kanë thënë, se ne duhet të dëgjojmë qytetarët e shtetit tonë, është një ndërhyrje në punët tona të brendshme”, tha Katrougalos.

“Për Shtetet e Bashkuara, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është një aspekt kyç i strategjisë sonë për të stabilizuar rajonin për t’u marrë me problemin e ndikimit rus “, tha ambasadori amerikan në Greqi.

Kryeministri Alexis Tsipras

Por për shumë grekë, veçanërisht në rajonin verior të njohur si Maqedoni, ndryshimi i emrit të fqinjin verior të Greqisë ngriti pikëpyetje të rëndësishme për identitetin e tyre.

Shumë grekë e konsideronin emrin “Maqedonia e Veriut” si një emërtim të gabuar, sepse Maqedonia ishte për ta një krahinë veriore e Greqisë dhe një mbretëri e lashtë e sunduar nga Filipi II dhe Aleksandri i Madh. Gjatë Luftës Civile Greke të fund të viteve 1940, Tito, kreu i Jugosllavisë, kishte ambicie të zgjeronte krahinën jugore të Maqedonisë deri në Detin Egje, duke përfshirë gjithë Maqedoninë Greke.

Kundërshtarët e marrëveshjes argumentonin se Tito kishte shpikur kombin e Maqedonisë në një rajon jugosllav të populluar nga bullgarët dhe shqiptarët dhe se për dekada me radhë nxënësit e këtij vendi kishin mësuar se ishin trashëgimtarë të historisë së lashtë maqedonase.

Kur Republika e Maqedonisë, me një popullsi prej vetëm 2 milionë banorësh, shpalli pavarësinë në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, grekët u alarmuan se ajo mund kishte pretendime irredentiste ndaj vendit të tyre.

Opozita e Greqisë e bllokoi në mënyrë efektive Maqedoninë të hyjë në NATO derisa të ndryshonte emrin. Dhe ndërkohë që shumica e botës vendosi të njohë shtetin e Maqedonisë, Greqia ra dakord ta quante si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ose FYROM.

“Për ne në Greqi kjo është një nga çështjet më të ndjeshme për identitetin tonë,” thotë Adonis Georgiadis, nënkryetari i Demokracisë së Re. Ai përcaktoi se në zyrën e tij do të përdoret vetëm emri”FYROM” . “Nëse më pyetni se çfarë jam, do të them se jam maqedonas dhe grek, sepse kam lindur në Selanik”.

Analistët thanë se ankthi në lidhje me humbjen e sovranitetit ishte ndërtuar mbi pakënaqësinë dhe pasigurinë që mbizotëroi në Greqi pas politikave të kursimit të imponuara nga Europa.

Tsipras ka bërë të qartë se marrëveshja bën një dallim të caktuar gjeografik midis rajonit grek të quajtur Maqedoni dhe fqinjit të quajtur Maqedonia e Veriut. Përkrahësit e tij kanë argumentuar se ai nuk donte një shtet të dobët dhe të paqëndrueshëm në kufirin e tij verior, që mund të ndahet midis fraksioneve bullgare, shqiptare dhe maqedonase.

Por vëzhguesit politikë thanë se ai gjithashtu e pa marrëveshjen si një armë për ta përdorur kundër kundërshtarëve të tij të Demokracisë së Re.

“Qeveria pa një mundësi për të vrarë dy zogj me një gur”, tha Thanos Dokos, drejtor i Fondacionit Helenik për Politikën Europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë