Të bësh pazar është kura më e mirë kundër stresit dhe melankolisë, por ndenja e fajit që të rëndon mbi shpatulla pasi ke harxhuar një shumë të mëdha parash, është shpesh herë edhe më e keq.
Megjithatë, ka disa truke që mund t’i përdorni për të shmangur dëshirën e madhe për të blerë.
Një studim i botuar në revistën e Psikologjisë dhe Marketingut zbuloi se dyqanet mund të na japin një lëvizje mendore të ngjashme me atë që mund të përjetojnë përdoruesit e drogës.
Por përfitimet e perceptuara nga terapia e të bërit pazar, shpesh herë janë të shkurtra dhe japin efekte anësore dhe morale.
Emocionet negative dhe trishtimi mund të çojnë në humbjen e vetëbesimit dhe shpesh herë kjo është ajo që i nxit njerëzit të blejnë diçka të bukur për veten.
Por të njëjtat emocione negative rikthehen si bumerang, së bashku me ndjenjën e fajit, nëse shpenzojmë më shumë sesa duhet ose sesa kishim planifikuar.
Vetëkontrolli
“Nëpërmjet terapive ne po mundohemi të ndihmjmë njerëzit e varur nga dëshira për të blerë, duke u pëpjekur të ekuilibrojmë emocionet e tyrë- thotë Joanne Corrigan, një psikologe nga Sidney- Kjo lloj psikoterapie synon të ndihmojë njerëzit në lidhje me problemet e shëndetit mendor dhe çështjet që lidhen me vetëbesimin. “
Sipas ekonomistit të Universitetit Cornell Robert Frank, çelësi për të luftuar dëshirën për të hyrë në dyqane kur ndjehemi të trishtuar, është vetëkontrolli.
Ai tregon për esperimentin e Ëalter Mischel, në fillim të viteve 1960, i cili kërkonte të ekzaminonte vetëkontrollin mes fëmijëve, duke u ofruar fëmijëve të merrnin një shpërblim të vogël ose të prisnin edhe pak dhe të merrnin dy shpërblime.
Studimet pasuese zbuluan se fëmijët që ishin të gatshëm të prisnin më shumë për shpërblime, kishin tendenca për rezultate më të mira në të ardhmen.
Dhe ky është pikërisht çelësi i vetëkontrollit, të anashkalojmë impulsin për kënaqësi të menjëhershme.
“Përdorni trurin”
Impulsiviteti e bën reflektimin, veprimet logjike dhe vetëkontrollin të vështirë për shumicën e njerëzve. Megjithëse Corrigan thotë se kemi atë që na nevojitet për të kontrolluar këto impulse.
Truri ynë është i aftë të na bëjë të ndihemi të kënaqur nëse përqendrohemi te ndjenjat e mirënjohjes dhe dhembshurisë, pa pasur nevojë të blini ndonjë gjë.
David DeSteno, profesor i psikologjisë në Universitetin Verilindor të Bostonit, ka kaluar dekada të tëra duke studiuar efektet që kanë emocionet positive në marrjen e vendimeve dhe hulumtimet e tij sugjerojnë se ndjenja e mirënjohjes mund të ndryshojë mënyrën se si veprojmë.
Gjeni një tjetër hobi
Pasi studioi njerëzit për javë të tëra, DeSteno zbuloi se personat që ndjeheshin mirënjohës, ishin në gjendje t’u rezistonin blerjeve impulsive dhe të kishin një nivel më të madh vetëkontrolli.
“Mund të jetë e thjeshtë të mendosh për diçka që të bën të ndihesh mirënjohës, pavarësisht se sa e vogël është- thotë ai- Duke u përqëndruar në të njëjtat gjëra të njëjta sërish dhe sërish të humbasnin kontrollin. Ne vend të kësaj duhet të përqendrohemi tek gjërat pozitive”.
Shpenzoni për dikë tjetër
Nëse varësia nga blerjes është ende shumë e fortë dhe nuk mund ta shmangni, shpenzimet altruiste mund të jenë një ide e mirë.
Elizabeth Dunn, një profesoreshë psikologjie në Universitetin e Kolumbisë Britanike, studjon lidhjet midis trishtimit dhe parave.
Ajo kreu një studim në Kanada dhe Ugandë, duke u dhënë njerëzve një shumë të vogël parash dhe duke kërkuar gjysmës së grupit që të shpenzonin atë për vete, ndërsa të tjerëve iu kërkua ta shpenzonin për dikë tjetër.
Pjesë e dyte e grupit ndihej shumë më e lumtur në fund të ditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.