Mjedis

Si të ushqejmë njerëzit në botë pa e shkatërruar atë

Sipas një raporti të ri sigurimi i ushqimit të shëndetshëm për një popullsi që pritet të shkojë rreth 10 miliardë në vitin 2025, njëkohësisht përmirësimin e klimës në vendet ku jetojnë këta njerëz, do të kërkojë një revolucion shumë të madh në bujqësi dhe në mënyrës se si prodhojmë ushqimin.
“Ka një rrugë për ta arritur këtë, por çdo gjë është një sfidë e madhe për çdo njërin prej nesh,” tha Richars Waite, autori i studimit.
Bujqësia përdor pothuajse gjysmën e tokës produktive të botës. Prodhimet bujqësore konsumojnë rreth 90 për qind të gjithë ujit të përdorur nga njerëzimi dhe gjeneron një të katërtën e emisioneve të gazeve serë në vit, të cilët shkaktojnë ngrohjen globale dhe, ende nga shtatë miliardë njerëz që jetojnë sot, 820 milionë njerëz janë të keq ushqyer, sepse nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme.
“Ne duhet të prodhojmë rreth 30 për qind më shumë ushqim në të njëjtën tokë, të ndalojmë shpyllëzimin, që kohët e fundit po bëhet masive dhe të ulim emetimet e karbonit për prodhimin e ushqimit me dy të tretat,” thotë Waite në një intervistë.

Të gjitha këto duhet të bëhen, duke reduktuar nivelet e varfërisë dhe humbjen e habitatit natyror, duke parandaluar zbrazjen e ujërave të ëmbla dhe uljen e ndotjes si dhe ndikimet e tjera që ka bujqësia në mjedis.
“Nuk duhet të përdorim plumb argjendi për të parandaluar gjithë këto të këqija, që do të çojnë në shkatërrimin e botës. Për të parandaluar konvertimin e pyjeve në tokë bujqësore kërkohen përmirësime të mëdha në cilësinë e ushqimit dhe menaxhimin e kullotave. Gjithashtu, duhen gjetur mënyra për të marrë më shumë se një vjelje të të mbjellave në vit dhe kërkon, teknika më të mira të kultivimit të bimëve. Për shembull, teknologjia CRISP-R, që mundëson rregullimin e gjeneve për të maksimizuar rendimentin do të ishte një nga zgjidhjet. Në duhet të bëjmë gjithçka,” thotë Waite.
Eksperti përcakton gjithashtu një sërë masash që duhet të marrin për të mbrojtur klimën, por edhe për të ushqyer njerëzit shëndetshëm.

1-Të reduktojmë në mënyrë dramatike rreth një të tretën e ushqimeve që humbasin. Nga rritja e njësive të magazinimit të ftohtë me energji diellore në ferma, për të përdorur kompozimet natyrore që pengojnë rritjen e baktereve dhe mbajtjen e ujit tek frutat në mënyrë që të zgjasin jetëgjatësinë e tyre në dyqanet e shitjes me pakicë, përmirësimet mund të bëhen dhe përgjatë zinxhirit të furnizimit.
2 -Ndërrimi i dietës me produkte të shumta mishi, me ushqime me bazë bimore. Mishi, sidomos nga kafshët si delet dhe dhitë, krijojnë shumë emetime serë. Për popullsinë në rritje, do të ketë shumë mish për një pjesë të njerëzve dhe një pjesë tjetër do të konsumojnë shumë më pak. Sipas raportit qeveritë duhet të sigurojnë rreth 600 miliardë dollarë sumbvecione, vjetore për bujqësinë dhe ato që favorizojnë prodhimin e mishit dhe të qumështit duhet të hiqen gradualisht.

3-Për të parandaluar që toka të mos përdoret për bujqësi do të ketë nevojë për përmirësime të mëdha në cilësinë e ushqimit dhe menaxhimin e kullotave. Ajo gjithashtu kërkon gjetjen e mënyrave për të marrë më shumë se një herë të vjela në vit, e cila nga ana tjetër do të kërkojë teknika më të mira për kultivimin e kulturave. Si për shembull me teknologjinë CRISP-R.

4-Përmirësimi i menaxhimit të peshkimit dhe akuakulturës. Mbi peshkimi mund të reduktohet duke eliminuar shumicën e 35 miliardë dollarëve në subvencionet vjetore të peshkimit botëror. Certifikimi dhe zbatimi më mirë i ligjit për të eliminuar peshkimin ilegal dhe të pa raportuar, mund të shpëtojë rreth 11 deri në 26 milion ton peshq.

Por a është e mjaftueshme?
“Unë nuk mendoj se raporti në të vërtetë përfaqëson një ndryshim transformues që sistemi global ushqimor duhet t’i nënshtrohet,” thotë Hans Herren, entomolog dhe president i Institutit Millenium, një organizatë joqeveritare e cila, ofron politika rregulluese në të gjithë dimensionet mjedisore, sociale dhe ekonomike për përfitime të barabarta dhe të qëndrueshme për shoqërinë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, e Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Botërore të Ushqimit (CFS), miratojnë një të ashtuquajtur qasje afrikane në prodhimin e ushqimit, por në këtë raport nuk përmendet. Agroekologjia imiton natyrën, duke zëvendësuar inputet e jashtme si plehra kimike, duke rritur kështu produktivitetin e tokës.
CFS gjithashtu prej kohësh po analizon mënyra të ndryshme, si ta ushqejë botën në mënyrë të qëndrueshme. Komiteti shpreh se agroekologjia përfshin të gjithë bujqësinë dhe sistemet ushqimore nga prodhimi në konsum dhe është parë gjithnjë e më shumë si një rrugë përpara, për të krijuar sisteme ushqimore të qëndrueshme. Megjithatë, raporti pranon se bujqësia është jashtëzakonisht e larmishme dhe në një vend mund të mbillen kultura të ndryshme.
Megjithëse termi agroekologji nuk përdoret në raportin e ri, sipas Waite edhe kjo gjë mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë. Një tjetër shqetësim i madh është mungesa në rritje e shumëllojshmërisë së kulturave bujqësore, e cila shpesh dominohet nga kultura të tilla si misri dhe soja. Sipas një studimi tjetër të botuar në revistën “Global Change Biology” kjo gjë mund të vejë në rrezik edhe pollinatorët( bletët) sepse kufizon mundësinë e të ushqyerit.

Danielle Nierenberg, Presidente e Departamentit të Ushqimit, në SHBA e cila është në kërkim të zgjedhjeve dhe mënyrave të qëndrueshme mjedisore, për lehtësimin e urisë, dhe varfërisë, u shpreh se ky studim është realizuar edhe më përpara nga hulumtues të tjerë, nuk është një gjë e re.
“Më pëlqen fakti që ka njerëz me ide dhe i shprehin ato për të treguar se bota ka mundësi të ecë përpara. Shumë nga këto janë gjëra që mund të bëjmë tani, për të kaluar në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit në të ardhmen dhe gjëra që do të krijojnë më shumë vende pune dhe rritje ekonomike, por të gjithë njerëzit në botë duhet të jenë të vendosur për të ndryshuar gjithçka, nuk mjaftojmë vetëm ne studiuesit,” tha ajo./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë