Festat e këtij fund viti na sollën një surprizë të pa këndshme, variantin e ri Omicron i cili është dy herë më shumë infektues së varianti Delta.
Në një kohë kur variant i ri po përhapet me shpejtësi njrëzit kanë planifikuar të mblidhen për të festuar. Duke marrë parasysh këtë gjë shumë janë të shqetësuar për ata që nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine. Ndërkaq sipas një studimi nga ekspertët britanik grumbullimi me njerëz të pa vaksinuar bën që të merrni më shumë sasi virale nëse infektoheni.
Por si ta hapni këtë temë me anëtarët e familjes tuaj të pa vaksinuar? Dhe çfarë duhet të bëni nëse ata kërkojnë të kalojnë natën në shtëpinë tuaj gjatë festave?
“Të kalosh kohë me anëtarët e familjes gjatë festive mund të jetë një ngjarje aq sa e bukur por edhe stresuese në të njëjtën kohë”, shkruan Holli Roberts, këshilltare e “Relate”, një organizatë jofitimprurëse e cila nxit marrëdhëniet e shëndetshme mes njerëzve.
Sipas saj duhet të jeni të vetëdijshëm se çështja e vaksinimit mund të shkaktojë debate të forta mes familjarëve dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë çështje.
Roberts thekson se të kesh ndonjë mosmarrëveshje me një anëtar të familjes është e vështirë, por bëhet akoma më e pakëndshme për festa.
“Mendoni se si mund t’i qaseni kësaj teme përpara festive. Kjo do t’ju japë kohë për të përgatitur mendimet dhe ndjenjat tuaja dhe do t’ju ndihmojë për të menaxhuar emocionalisht nëse lind konflikti,” sugjeron ajo.
Gjithashtu ekspertja e marrëdhënieve sugjeron që të ndjeheni të sigurt se mendimi juaj ka rëndësi për familjarët me të cilët mund të diskutoni. Sipas saj duhet të gjeni dhe kohën e përshtatshme për të diskutuar sepse siç thotë ajo “të diskutoni pas tre gotave xhin nuk do të sjellë asgjë të mirë”
Këshilla shëndetësore që duhet të keni gjatë festive kur grumbulloheni me anëtarë të familjes që janë të pa vaksinuar.
Kërkojuni të gjithëve të mbajnë maska.
“Nëse vendosni që duhet të ftoni të afërm të pa vaksinuar, lajmërojini të gjithë të mbajnë maska”, këshillon George Rutherford, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.
Kërkojuni të ftuarve të bëjnë një test të shpejtë përpara dhe pasi të mblidheni.
Kjo po bëhet e rëndësishme për grumbullimet, por Rutherford sugjeron se është veçanërisht e rëndësishme në këto raste t’u kërkoni mysafirëve tuaj të pa vaksinuar, që të testohen përpara se të vijnë në shtëpinë tuaj.
Është thelbësore sepse, siç thonë ekspertët shëndetësorë, rreth një në tre persona me Covid-19 nuk kanë asnjë simptomë. Kjo do të thotë se ata mund të përhapin virusin pa e ditur.
Mundohuni të kufizoni numrin e familjarëve.
“Nëse është e mundur, bëni festa më të vogla që nuk bashkojnë aq shumë njerëz”, këshillon Rutherford.
Zgjedhja për të kufizuar numrin e njerëzve të pranishëm në mbledhjen tuaj familjare mund të jetë e dobishme kur bëhet fjalë për reduktimin e përhapjes së Covid-19, veçanërisht nëse janë të pranishëm njerëz të pa vaksinuar.
Nëse është e mundur, organizoni festën në ambiente të jashtme (ose me shumë ajrosje).
Kjo mund të jetë pak e ndërlikuar por ekspertët këshillojnë se organizimi i festave jashtë është zgjidhja më e mirë për të shmangur transmetimin.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



