Qoftet me patëllxhanë janë një nga pjatat me te preferuara në këtë stinë (sa kohë që i gjeni me shumicë në treg) dhe mund të bëhen fare lehtë, pa ndonjë sforco apo gramatura të lodhshme. Mjafton të jeni pak të vëmendshëm.
Gazeta “Si” po ju sjell nje formule pak me ndryshe nga ajo tradicionalja qe e mbushnim me djath vendi, buke te njomur, majdanoz, dhe hudher.
Ajo mund të shërbeje si pjatë tipike për meze, ose mund të vendoset si një nga përbërësit në pjatën kryesore. Nëse doni t’i servirni veç, pra si meze, është mirë që t’i shoqëroni me ndonjë sallatë jeshile, në të kundërt me salce domate të freskët që të ketë pak hudhër brenda.
Por si mund t’i përgatisni ato?
Pasi keni larë patëllxhanët, hiqni atë pjesën e brendshme të hollë që ka shume fara dhe futini në furrë në 180° C për rreth gjysmë ore, ose derisa shihni se ato janë bërë të buta.
Në të kundërt, nëse nuk keni kaq kohë, pritini patëllxhanët në kubikë dhe pastaj i zieni në ujë të valuar me pak kripe.
Kullojini dhe pasi të jenë ftohur shtrydhini mirë. Më pas bashkoni djathin e grirë, thërrimet e bukës ose siç thuhet rëndom galetën, një kokërr vezë deri sa ajo të bëhet homogjene. Në fund fare nëse dëshironi mund të hapni një vrime me gishtin e dorës në mes të qoftes dhe të fusni brenda një kubik të vogël djathi provolone. Ah… mos harroni erëzat. Ato janë shumë të rëndësishme. Në këtë rast shumë majdanoz…
Më pas i kaloni qoftet sërish tek galeta. Ose i skuqni në temperaturë të mesme ose i fusni ne furre duke i lyer pak me vaj ulliri në sipërfaqe sërish në temperaturë 180 grade Celsius… Shijojini…
Vështirësia: E mesme
Përgatitja: Rreth 1 orë
Masa: Për katër persona
Përbërësit
500 g patëllxhan
rreth 3 lugë (gjelle) galete buke
rreth 3 lugë djathë parmixhian i grirë
1 vezë
1 fetë djathë provolone (djath i tymosur)
kripë
vaj për skuqje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




