Analize

Si të ngresh nga hiçi një parti? Një histori unike nga Spanja

"Ta bëjmë Spanjën madhështorë sërish" Ky është slogani i Santiago Abasca dhe partisë së tij të ekstremit të djathtë, Vox. Ajo është partia politike me zhvillim më të shpejtë në Spanjë. Në zgjedhjet parlamentare spanjolle të vitit 2016  Vox nuk fitoi një vend në parlamentin spanjoll, duke bërë që shumë media spanjolle të pyesnin se përse  askush nuk voton për Santiago Abascal?"

Por të dielën e kaluar, mbështetja e partisë midis elektoratit shkoi nga zero në 10 për qind, duke fituar 24 vende në parlamentin spanjoll. Prania e tij dhe fushata nacionaliste zgjedhore ndihmoi në rritjen e pjesëmarrjes, pasi spanjollët ishin të etur për të mbështetur Vox, ose të votonin kundër saj.

Si ndodhi? Dhe çfarë lidhje ka me Presidentin Trump? Shpejtësia e ngritjes së Vox është, në shumë mënyra, një histori unike spanjolle dhe një reagim nacionalist ndaj një krize separatiste rajonale. Kriza ekonomike e vitit 2009 dëmtoi besimin te partitë kryesore dhe çoi në një reagim të fortë të majtë. Vox është kundërpërgjigja.

Por historia e Vox gjithashtu i përket një historie më të madhe globale në lidhje me taktikat e përdorimit të rrjeteve sociale nga e djathta amerikane dhe ekstremi i djathtë europian.  Përdorimi i mediave sociale për të shkatërruar qëllimisht besimin tek politikanët dhe gazetarët është tanimë një taktikë e njohur botërisht. Mbështetësit e partisë që duan ta "bëjnë Spanjën përsëri të madhe" i përdorën të gjitha këto taktika për të transmetuar mesazhin e tyre. Ata gjithashtu përdorën fonde, duke përfshirë paratë e huaja, që nuk shkojnë direkt tek Vox por përkundrazi u shkojnë organizatave që ndajnë disa nga pikëpamjet e saj, një formë e financave politike e njohur për amerikanët, por e re për evropianët.

Santiago Abascal, udhëheqësi i Vox. Gazeta Si, 16 gusht 2019

Në botën mjaft të parashikueshme të politikës spanjolle, ky është një ndryshim i madh. Kohët e fundit gazetarët dhe analistët spanjollë akoma po pyesnin pse Spanja, ndryshe nga Franca apo Italia, nuk kishte ndonjë parti të rëndësishme të ekstremit të djathtë. Shumë menduan se fantazma e diktaturës së Francisco Franco ishte përgjegjëse për këtë "përjashtim spanjoll".

Iván Espinosa de los Monteros, zv / sekretari i Vox për marrëdhëniet ndërkombëtare, vjen nga një familje e pasur. Sipas tij,  kur Vox sulmon estabilishmentin,  nënkupton median dhe klasës politike dhe jo borgjezinë e Spanjës apo klasën e biznesit. Espinosa është një përdorues i shkathët i mediave sociale, ashtu siç është edhe gruaja e tij, Rocio Monasterio, e cila është gjithashtu një politikane e Vox.

Espinosa pranoi të më takonte në një kafene në Madrid dhe mesazhi kryesor që ai donte të më përcillte ishte për natyrën unike spanjolle të partisë së tij. “Vox ka pak të përbashkët me partitë e tjera ekstremiste të Europës. Vox është e lidhur me partitë e tjera të reja dhe gjërat që po ndodhin në pjesë të tjera të botës. . . por nuk është e varur nga askush”, më tha.

Në vend të kësaj, ai argumentoi se Vox u ngrit kryesisht nga dështimi i Spanjës për t'u përballur me konfliktet e saj rajonale. Abascal, ish- anëtar i  Partisë Popullore, është bask. Babai i tij, njëkohësisht politikan i Partisë Popullore, ishte dikur objektiv i ETA-s, grupit terrorist bask. Për këtë arsye, udhëheqësi Vox pretendon se del gjithnjë i armatosur. Por ishte kriza e shkëputjes së Katalonjës, në vitin 2017, ajo që e vendosi vërtet Vox në qendër të politikës spanjolle. José María Aznar, ish-kryeministri i djathtë i qendrës së Spanjës, më tha që Vox u fuqizua si "pasojë e mosveprimit të qeverisë gjatë grushtit të shtetit në Katalonjë".

Katalonja është një provincë e pasur dhe shumë prej banorëve të saj flasin një gjuhë të veçantë. Në 2017, qeveria rajonale e Katalonjës, e kontrolluar nga separatistët, vendosi të zhvillojë një referendum për pavarësinë. Gjykata Kushtetuese Spanjolle e shpalli referendumin të paligjshëm dhe një shumicë e katalanasve bojkotuan referendumin  por ata që votuan zgjodhën pavarësinë.

Senati Spanjoll vendosi sundimin të drejtpërdrejtë dhe shpalli zgjedhje të reja. Disa liderë të Katalonjës ikën në mërgim, disa u arrestuan dhe u futën në gjyq. Në Spanjë, prokurorët privatë lejohen të jenë bashkë-akuzues gjatë seancave penale. Vox e shfrytëzoi këtë rregull dhe ndërmori një padi private kundër udhëheqësve katalanas, e cila u transmetua në të gjitha televizionet spanjolle.

Politikanët e Vox, Iván Espinosa de los Monteros dhe Rocio Monasterio. Gazeta Si, 16 gusht 2019

Për një parti të vogël që mbron unitetin spanjoll, kundërshton autonominë rajonale dhe dëshiron të ndalojë partitë separatistë, është e pamundur të mos ngjallë emocione të forta. Kur Vox mbajti një nga tubimet e saj në Barcelonë këtë pranverë, ajo e quajti qeverinë katalanase një "organizatë kriminale", ndërkohë që mijëra katalanas protestonin në mënyrë të dhunshme.

Por Katalonja nuk ishte e vetmja çështje që funksionoi në favor të Vox. Si disa parti të tjera europiane, si Lëvizja Pesë Yjet në Itali, Vox gjithashtu zgjodhi një seri çështjesh dhe temash të nënvlerësuara, mbështetësit e të cilëve kishin filluar të gjenin njëri-tjetrin, dhe të vetë organizoheshin në internet.

Kundërshtimi ndaj pavarësisë së Katalonjës dhe baskëve; kundërshtimi i feminizmit dhe martesa e të njëjtit seks; kundërshtimi i emigracionit, veçanërisht nga myslimanët; zemërimi ndaj korrupsionit; zhgënjimi nga elitat politike; çështje të tilla si gjuetia dhe pronësia e armëve, kanë qenë përbërësit që kanë çuar në krijimin e Vox.

Në pjesën më të madhe, këto janë çështje që i përkasin sferës së identitetit, jo ekonomisë. Espinosa i cilëson këto cështkje si probleme që kanë ardhur nga e "majta". Ai ka sulmuar ashpër José Luis Rodríguez Zapatero, i cili miratoi një seri ligjesh që lehtësonin kufizimet për abortin, divorcin dhe martesën e të njëjtit seks, dhe zgjatjen e mbrojtjeve speciale, përfshirë gjykimet në gjykata speciale. Espinosa i përshkroi këto ligje si  sulme të drejtëpërdrejta ndaj institucionit të familjen, një bastion i vjetër i konservatorizmit."

Zapatero rihapi gjithashtu çështjen e historisë, duke bërë presion për kalimin e një ligji që dënoi zyrtarisht regjimin e Franlos dhe largoi simbolet e komunizmit nga hapësirat publike. Për Spanjën, kjo ishte e re pasi qeveritë spanjolle, gjatë dy dekadave të para pas tranzicionit demokratik, thjesht e kishin mbajtur jashtë tryezës temën e diktaturës dhe luftës civile. Për Vox, kjo çështje u kthye në një temë kryesore, të paktën në publik.

Një protestues katalanas merr pjesë në një demonstrim kundër Vox. Gazeta Si, 16 gusht 2019

"Rivendosja e rendit natyror"

Deri kohët e fundit, partitë ekstremiste të djathta nacionaliste në Evropë kanë punuar rrallëherë së bashku. Për dallim nga social demokratët evropianë, të cilët gjithnjë ndajnë një pikëpamje të përgjithshme mbi botën, apo edhe demokratët e qendrës së djathtë, të cilët që nga vitet ’50 e tutje ishin motori i vërtetë i krijimit të Bashkimit Evropian, partive nacionaliste shpesh janë në konflikt me njëra-tjetrën. E djathta ekstreme franceze lindi nga argumentet për Algjerinë. E djathta ekstreme italiane erdhi si bashkim i pasardhësve intelektualë të diktatorit Benito Mussolini. Marrëdhëniet midis ekstremit të djathtë italian dhe ekstremit të djathtë austriak, për shembull, kohët e fundit u bënë të paqarta pasi filluan të debatojnë mbi identitetin kombëtar të Tirolit të Jugut, një provincë gjermano-folëse në veri të Italisë.

Por kohët e fundit, kjo ka filluar të ndryshojë. E djathta ekstreme evropiane tani ka gjetur një seri çështjesh të përbashkëta. Kundërshtimi i emigracionit, veçanërisht emigracioni mysliman, është një prej tyre; promovimi i një botëkuptimi social konservator është një tjetër. Për ta thënë ndryshe, mospëlqimi i sindikatave civile të LGBT –së apo taksistëve afrikanë është diçka që mund të ndajnë edhe austriakët dhe italianët.

Përdorimi i internetit

Lidhjet e këryre ekstremistëve janë sigurisht të dukshme në internet. Ndër ata që po shikonin rritjen e Vox në zgjedhjet spanjolle ishte një kompani me qendër në Madrid e quajtur “Alto Data Analytics. Alto”, e specializuar në aplikimin e inteligjencës artificiale në analizën e të dhënave publike. Ajo analizoi të dhënat në Tëitter, Facebook, Instagram, YouTube dhe burime të tjera publike, me qëllimin e identifikimi i fushatave dezinformuese.

Ish-kryeministri spanjoll José Luis Rodríguez Zapatero. Gazeta Si,. 16 gusht 2019

Disa ditë para zgjedhjeve, kompania zbuloi një rrjet me afro 3,000 "përdorues jonormal, me aktivitet të lartë" që kishin postuat gati 2 milion milion mesazhe pro-Vox dhe anti-Islam në Tëitter vitin e kaluar.

Origjina e rrjetit është e paqartë dhe nuk dihet kush e financon atë. Fillimisht ai u krijua për të sulmuar qeverinë Maduro të Venezuelës, por pas një sulmi terrorist në Barcelonë në vitin 2017, ai ndërroi objektiv. Për dy vitet e fundit, rrjeti është përqendruar tek emigracioni. Disa nga materialet që promovohen janë materiale që vijnë nga rrjetet ekstremiste, por të gjitha ato përputhen me mesazhet që janë hedhur nga Vox. Më 22 Prill, për shembull, një javë para ditës së votimit në Spanjë, rrjeti po publikonte pamje nga ato që anëtarët e saj e përshkruanin si një trazirë në një "lagje myslimane në Francë". Në fakt, klipi tregonte një skenë nga trazirat e fundit antiqeveritare në Algjeri.

Mbështetësit e Vox, ka shumë të ngjarë të postojnë përmbajtjen dhe materiale nga një grup faqesh konspirative, të krijuara kryesisht një vit më parë, ndonjëherë të drejtuara nga një person i vetëm, i cili poston sasi të mëdha artikujsh dhe titujsh mjaft partizanë.

Jo rastësisht, kompania spanjolle kishte gjetur saktësisht të njëjtat faqe interneti në Itali dhe Brazil, muaj para zgjedhjeve në këto vende në vitin 2018. Në secilin rast, faqet e internetit filluan të publikonin materiale nacionaliste, në Itali, postonin rreth imigracionit ndërsa në Brazil, për korrupsionin dhe feminizmin . Në të dyja vendet, ato shërbyen për të ushqyer dhe amplifikuar temat nacionaliste edhe para se ata të ishin vërtet pjesë e politikës kryesore.

Përkrahësit e Vox presin rezultatet e zgjedhjeve në Madrid në 28 Prill. Afërsisht 10 përqind e elektoratit spanjoll zgjodhën Vox. Gazeta Si, 16 gusht 2019

Duke “injektuar” ekstremin e djathtë

Kur e pyeta politikanin Rafael Bardaji për sloganin “Ta bëjmë Spanjën të madhe përsëri", ai tha se kjo ishte ideja e tij. Bardají u bashkua me ekipin drejtues të Vox pas Espinosas dhe Abascalit. Si shumica e anëtarëve të Vox, Bardajard është ish-anëtar i Partisë Popullore Spanjolle. Në fillim të viteve 2000, Bardají punoi për qeverinë e Aznarit dhe ai njihet më së miri si ndihmësi që e shtyu Spanjën të bashkohej me pushtimin amerikan të Irakut. Falë kësaj, Bardají shpesh përmendet shpesh si "neokonservator".

"Ta bëjmë Spanjën të madhe sërish," shpjegoi ai, "ishte një lloj provokimi. . . . Ky, sigurisht, është një koncept shumë i njohur sepse fyen estabilishmentin.

Bardají më tha që vizitoi Shtëpinë e Bardhë jo shumë kohë pas zgjedhjes së Trump. Ai tha se ishte në kontakt me këshilltarin e atëhershëm të sigurimit kombëtar Michael Flynn dhe pasardhësin e Flynn, HR McMaster dhe diskutoi me të dy udhëtimin e parë të Trump në në Varshavë për nevojën për të mbrojtur botën e krishterë kundër Islamit radikal.

“Na duhen ide se si Perëndimi duhet ta mbrojë veten dhe ne kemi qenë plotësisht në një mendje për këtë, "tha Bardají.

Numri i myslimanëve aktual në Spanjë është relativisht i ulët pasi shumica e emigrantëve në Spanjë janë nga Amerika Latine  dhe numri i muslimanëve aktualë të SHBA është, relativisht, edhe më i ulët. Por ideja që civilizimi i krishterë duhet të mbrojë veten nga islami radikal, ka një jehonë të veçantë historike në Spanjë  siç ka në Shtetet e Bashkuara pas sulmit të 11 shtatorit.

Santiago Abascal në një miting në Granada, Spanjë. Gazeta Si, 16 gusht 2019

Por Administrata Trump dhe Vox duket se janë të lidhura nga shumë mënyra. Bardají, i cili thotë se gjithashtu e njeh Jason Greenblatt, negociatorin e administratës Trump të Lindjes së Mesme, ka lidhje të gjata me administratën aktuale të Izraelit.  Po ashti Kandidati i parë, i i Vox për Parlamentin Evropian, Alejo Vidal-Quadras Roca, gjithashtu mori një donacion shumë të madh, më shumë se 800,000 euro nga opozita iraniane e strehuar snë Shqipëri. MEK.

MEK ka një reputacion kontrovers në Uashington pasi fillimisht ishteklasifikuar si një organizatë terroriste por ka edhe disa miq: Këshilltarë i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe avokati i Donald Trump Rudolph Giuliani kanë folur në ceremoninë e tij të përvitshme në Paris. Këto lidhje të përbashkëta të Vox dhe administratës Trump sugjerojnë jo një komplot, por interesa të përbashkëta, dhe miq të përbashkët.

Më shumë se gjithçka tjetër, këta janë njerëz që kanë armiq të përbashket dhe me kalimin e kohës kanë përvetësuar një botëkuptim të përbashkët. Ashtu si Espinosa, Bardají pranon polarizimin e politikës spanjolle, dhe ai mendon se është i përhershëm: "Ne po hyjmë në një periudhë kohe kur politika po bëhet diçka ndryshe, politika është luftë dhe në një mënyrë apo një tjetër ne nuk duam të vritemi, ne duhet të mbijetojnë. Ky nuk është një fenomen në vetëm Spanjë. "

Bardají tha se Vox ka qenë, deri më tani, shumë e vogël për të orkestruar shumë propagandë, e lëre më të marrë pjesë në një lëvizje ndërkombëtare: "Ne kemi qenë një parti e vogël me një buxhet të kufizuar." Espinosa tha të njëjtën gjë, siç bëri Vidal-Quadras, i cili më tha që paratë e MEK u harxhuan kur ai u largua nga partia. “Nuk ka asnjë arsye për t'i mohuar këto financime”, tha ai

Por Vox, ashtu si shumë lëvizje në SHBA dhe Europë,.  është kthyer tanimë në një parti që po shtyn dhe promovonin çështje që po kthehen në agjenda të politikës ndërkombëtare.

*Anne Appelbaun, gazetare e "Washington Post*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë