Nga Gazeta ‘Si’- Nuk ke nevojë për një program të shtrenjtë me lëngje ose suplemente për të “detoksifikuar” trupin.
E vërteta është se detoksifikimi është një proces biologjik natyror, që ndodh çdo herë që shkon në tualet, djersit ose thith dhe nxjerr frymën.
Trupi yt vjen i pajisur me një sistem filtrimi 24/7 që përpunon toksinat dhe mbeturinat: mëlçia, veshkat, mushkëritë, lëkura dhe sistemi tretës po punojnë vazhdimisht për ty.
Por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i japësh pak mbështetje.
Poluimi, stresi, ushqimet e skuqura dhe alkooli mund të rrisin ngarkesën mbi këto organe.
Qëllimi nuk është të “pastroni” trupin me dhunë, por të ndihmosh rrugët natyrore që ekzistojnë tashmë.
Për të mbështetur këto organe, është më efektive të ushqesh trupin me ushqime të pasura me lëndë ushqyese që ndihmojnë mëlçinë, veshkat dhe sistemin tretës.
Filizat e brokolit janë një shembull i shkëlqyer, pasi përmbajnë glukorafanin, që trupi e konverton në sulforafan, një përbërës i fuqishëm për neutralizimin e toksinave dhe mbështet fazën II të detoksifikimit të mëlçisë.
Chlorella dhe spirulina janë algat që mund të lidhin metale të rënda në zorrë dhe ofrojnë vitamina dhe antioksidantë që mbrojnë mëlçinë nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.
Ushqimet e pasura me fibra, si farërat e chia-s, liri, thjerrëzat, drithërat e plota, frutat dhe perimet ndihmojnë lëvizjen e zorrëve dhe largimin e mbeturinave.
Arrat braziliane ofrojnë selen, mineral kyç për prodhimin e një enzime antioksiduese që mbështet mëlçinë, por duhet konsumuar me moderim.
Panxhari përmban antioksidantë betalain që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar funksionin e veshkave dhe largimin e mbeturinave nga trupi, dhe lëngu i tij mund të merret si alternativë e shijshme.
Në vend që të kërkosh “butonin magjik” për pastrim, fokusoju zgjedhjeve të vogla dhe të qëndrueshme çdo ditë, duke ushqyer trupin me ushqime të shëndetshme dhe duke mbështetur mekanizmat natyrorë që tashmë ekzistojnë për detoksifikim.
Burimi: Self.com/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje