Çrregullimet e të ngrënit ndikojnë tek njerëzit e çdo moshe, gjinie dhe prejardhjeje, thonë ekspertët, dhe një studim i publikuar në JAMA Pediatrics tregon se deri në 5% e fëmijëve të moshës 9 dhe 10 vjeç shfaqin sjellje të çrregullta të të ngrënit.
“Nga vijnë këto çrregullime është një pyetje e ndërlikuar”, tha Tom Quinn, drejtor i Shoqatës së Çrregullimeve të të ngrënit. Çrregullimet e të ngrënit mund të kenë rrënjë në trauma, gjenetikë, imazhin e trupit, presionin shoqëror, ndërprerjet në të ngrënë ose një kombinim i të gjithave, tha Quinn.
Por ajo që thotë bota e të rriturve mund të ketë një ndikim të caktuar tek fëmijët. Një studim i botuar në korrik në revistën BMJ shikoi se si reagonin nxënësit kur shkollat peshonin fëmijët dhe njoftonin familjet, duke u bërë të ditur nëse fëmija konsiderohej si fëmijë nën peshë, me peshë normale apo mbi peshë. Studimi tregoi se nxënësit, madje edhe ata që ishin në një peshë normale kishin gjasa të provonin të humbnin peshë pasi familjet të njoftoheshin për peshën e fëmijëve.
Dihet se të folurit negativisht për peshën mund të jetë e dëmshme, por studimi tregoi që dhe komentet pozitive mund të dështojnë gjithashtu. Të paturit një marrëdhënieje të shëndetshme me ushqimin, trupin dhe peshën mund t’i bëjë fëmijët të kenë një jetë më të lumtur dhe ka mënyra se si të rriturit mund të formojnë bisedën për të ndihmuar në këtë temë, thonë ekspertët.
Përqendrohuni në ekuilibër
Biskota, brokoli, peshk i pjekur në skarë, akullore, patate të skuqura dhe bajame: Me shumë mundësi, menjëherë sa shikoni listën, dalloni se cilat mendoni se janë të mira për ju dhe cilat janë të këqija.
“Megjithatë, etiketimi i ushqimeve si të shëndetshme apo të dëmshme mund të kontribuojë në një marrëdhënie të dobët me ushqimin dhe trupin”, tha Hanson.
“Shumë nga problemet me ushqimin dhe trupin vijnë përmes këtyre ‘kuajve të trojë’”, tha ajo.
Shumë sjellje përshkruhen si sjellje të shëndetshme kur në fakt janë shumë të ngjashme me sjelljet e çrregullimeve të të ngrënit.
“Në vend që të flasim për ushqimet si të mira apo të këqija, të shëndetshme apo të pashëndetshme, mund të jetë e dobishme të fokusohemi në ekuilibër”, thotë Lisa Damour, psikologe klinike.
Kjo mund të nënkuptojë vënien e theksit në kujdesin për veten duke përfshirë aktivitete të ndryshme, pushime, vëmendje ndaj shenjave të trupit dhe ushqimeve të ndryshme.
“Ajo që trupi i një njeriu ka nevojë mund të përfshijë shumë fruta dhe perime, shumë proteina të shëndetshme, mund dhe duhet të përfshijë absolutisht ushqime që quhen ushqime të pashëndetshme “, tha Damour.
“Ka shumë biseda që të rriturit mund të bëjnë me fëmijët e tyre që mund të adresojnë shqetësimet që mund të kenë të rriturit por nuk kanë të bëjnë fare me të folurit me fëmijët për peshën e tyre”, shtoi ajo.
Është e rëndësishme që të rriturit të jenë të ndërgjegjshëm jo vetëm për atë që u thonë fëmijëve për peshën e tyre, por edhe për atë që fëmijët dëgjojnë kur të rriturit flasin për veten dhe më të tjerët.
“Ndoshta dhe thjeshtë të bësh një koment për trupin e dikujt në televizor, të komlimentosh një të njohur për humbjen në peshë apo të ankohesh për kilet e tepërta. Me të gjitha këto, fëmijët tuaj ka të ngjarë të fillojnë të formojnë pikëpamjen e tyre bazuar në atë që dëgjojnë”, tha Hanson.
Ndryshimi i mënyrës se si flisni për trupin rreth fëmijëve tuaj është një mënyrë e mirë për të filluar të keni kujdes. Hanson thotë se edhe nëse dikush thotë diçka për peshën në sy të fëmijëve, është mirë që prindërit të flasin me fëmijët për këtë.
E dimë që kritikat për peshën dhe trupin mund të kenë një efekt negativ, por po komentet pozitive të trupit, si “je shumë e bukur” apo “je në formë kaq të shkëlqyer”, a ndikojnë?
“Unë nuk them që nuk duhet t’u thonë fëmijëve se janë të bukur”, tha Damour.
Por “ajo që prindërit duhet të bëjnë është të sigurohen se janë vërtet të kujdesshëm se si po komentojnë për peshën e një fëmije”.
Ka mënyra për të folur për trupin e një fëmije dhe që nuk fokusohen në pamjen e jashtme, si ti komplimentosh për forcën e tyre apo faktin se janë të shkathët në lojëra të ndryshme.
Ka një kohë dhe një vend për t’i treguar fëmijës tuaj se sa të veçantë dhe të adhurueshëm ju duket, vetëm sigurohuni që t’u flisni për karakterin dhe jo për pamjen”, tha Damour.
Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta “Si”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



