Keshilla

Si të menaxhoni xhelozinë?

Tentativat për të ndaluar xhelozinë në një marrëdhënie mund të jenë të vështira, sidomos kur nuk e di burimin e kësaj ndjesie. Edhe nëse je bekuar me një parter të dashur dhe besnik, është shumë e lehtë katapultimi në një gjendje posesiviteti kur ai qesh pak më shumë se ç’duhet me një kolege, apo kur shikon një fotografi të ishit të tij.

Ashtu si mërzia dhe trishtimi, xhelozia është një emocion normal që mund të dalë edhe në marrëdhënie të shëndetshme, thotë Sarah Epstein, një terapiste çiftesh. Ndonjëherë kur një person të intereson shumë, nxiten instinktet protektive dhe dëshiron t’i kesh vetëm për vete. Ndonjëherë është tregues i një ndjesie të munguar.

Por kjo duhet kontrolluar sepse mund ta ccojë marrëdhënien në një sjellje toksike. Eskpertët kanë disa këshilla për të meanxhuar xhelozinë.

1. Bëhu kurioze për xhelozinë tënde

Askush s’e ka me qejf të pranojë që është xheloz, por Epstein thotë se fshehja e pasigurisë dhe ankthit të çon në akte impulsive për të cilat mund të pendohesh më vonë.

Kur të keni një problem me besimin, qetësohuni dhe jepini vetes një shans për të rimenduar përvojën; p.sh mund të shkruani problemin dhe situatën. Kështu mund të njohësh emocionin tënd dhe e shikon xhelozinë më objektivisht.

2. Kontrollo-fakto dyshimet tuaja

Është e lehtë të dalësh në konkluzione dhe të futesh në një spirale me skenarë të këqijë kur xhelozia të pushton mendjen. “Ata janë vetëm në celular...po i shkruan ish-it.” “Qeshën me shakanë e shokut, por jo me shakanë time...Ndoshta s’më ka më qejf”.

Por kujtoni që këto supozime nuk janë fakte. “Janë histori që xhelozia jua thotë”, tregon Alex Ly, terapist.

3. Rezistoji dëshirës për të gërrmuar në të shkuarën e partnerit

Edhe nëse nuk ka arsye për të dyshuar në besnikërinë e tyre, xhelozia retroaktive (fiksimi me marrëdhëniet e kaluar të partnerit) mund të aktivizohet. E gjen veten duke parë faqen e Facebook të një personi nga e shkuara.

Kjo sjellje është humbje kohe dhe energjie. Për ta shmangur këtë, ti mund t’i bësh bllok këtyre njerëzve. Mund t’i kërkosh partnerit të mos flasë për historinë seksuale. Kështu

4. Fokusohu në gjërat e mira të lidhjes

Më mirë se të fiksohesh me “po nëse”, mund ta cosh energjinë tënde në gjërat e mira të së tashmes dhe të kuptosh sa e shëndetshme është marrëdhënia jote dhe sa të pavenda janë mendimet tua.

5. Gjej pavarësinë tënde

Është e lehtë të mendosh dhe të shqyrtosh me kujdes çdo lëvizje të vogël të të dashurit tënd kur i gjithë identiteti yt bazohet aty. Kjo është arsyeja pse terapistët theksojnë rëndësinë e të pasurit interesa personale dhe hobi jashtë marrëdhënies suaj.

Çelësi është të kanalizoni energjinë tuaj në çdo gjë që ju sjell gëzim, qoftë përsosja e aftësive tuaja tashmë mbresëlënëse të pjekjes, të themi, apo bashkimi me një klub të drejtuar. Sepse kur je i kënaqur dhe i përmbushur vetë, ka më pak gjasa të kërkosh vazhdimisht siguri nga personi me të cilin po takohesh.

6. Jini të sinqertë me partnerin tuaj, por mos e fajësoni atë.

Pranimi se jeni një person i pasigurt ose xheloz mund të jetë i vështirë - madje i turpshëm. Por terapistët thonë se komunikimi i sinqertë dhe i hapur është një domosdoshmëri për të parandaluar keqkuptimet dhe për të mos krijuar pakënaqësi.

Mos harroni, ndarja e emocioneve tuaja nuk ka të bëjë me përpjekjen për të kontrolluar partnerin tuaj. Ka të bëjë me të qenit i sinqertë dhe i pambrojtur për atë që ju shqetëson, gjë që duhet t'i ndihmojë ata të kuptojnë se nga vijnë frika dhe shqetësimet tuaja. Në mënyrë ideale, do të merrni sigurinë që ju nevojitet për t'u ndjerë më i sigurt dhe më i besueshëm. Por nëse përgjigja e tyre duket shpërfillëse ose krejtësisht e pandjeshme, të paktën po merrni një shenjë se ndoshta marrëdhënia nuk ju jep sigurinë dhe mbështetjen që meritoni.

Burimi: SELF/Gazeta 'Si'


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë